Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,884 ▲ +0.77% ETH $2,244 ▲ +0.94% XRP $1.3434 ▼ -0.15% SOL $84.2500 ▼ -0.01%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

MKRS: Të mbrojmë trashëgiminë kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, vizitoi sot Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ku u takua me drejtorin e këtij institucioni, Alban Bakia, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.

Gjatë takimit u bisedua për programin e këtij institucioni për këtë vit, por edhe për rolin dhe rëndësinë që ka ky Institut në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Drejtuesit e këtij institucioni e informuan ministrin Shala me punët dhe programin për këtë vit, me një theks të veçantë me punët që po bëhen në konsolidimin e mëtejshëm të tij, në funksion të shtimit të kapaciteteve për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Ministri Shala duke premtuar mbështetje për këtë institucion u shpreh se IMMK-ja është institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të MKRS-së, ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të këtij institucioni u bisedua edhe rreth rëndësisë që ka gjetja e mekanizmave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndaj kërkohet vetëdijësim dhe bashkëpunim i ngushtë i gjithë faktorëve për ruajtjen e saj, sepse ajo përbën vlerë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe është identiteti i saj historik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.