🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,423 ▲1.25%
DOW 45,635 ▲0.93%
NASDAQ 21,149 ▲1.7%
NAFTA 104.33 ▲1.41%
ARI 4,647 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,738 ▼ -1.33% ETH $2,056 ▼ -0.92% XRP $1.3149 ▼ -2.27% SOL $80.9200 ▼ -4.28%
S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 % S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Mogherini: Shqipëria, hapa përpara me reformat

1505472_10152385345436523_7191343595109369811_nShefja e re e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini vlerëson se “Shqipëria gjatë muajve të fundit ka performuar tepër mirë në drejtim të reformave, si edhe të vullnetit për të kryer reforma”.

Kryeministri Edi Rama postoi pak minuta më parë në rrjetin social Facebook, një pjesë të deklaratës së znj. Mogherini, e cila vlerëson se “vendimi i Këshillit qershorin e kaluar, është potencialisht kontributi i duhur që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e reformave”.

Deklarata e Shefes së re të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini është bërë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Në cilësinë e Ministres së Jashtme të Italisë, vend i cili mban edhe presidencën e BE-së, Frederica Mogherini vlerëson se Shqipëria ka treguar vullnet për të kryer reforma sa i përket rrugës drejt BE-së.
Diplomatja evropiane tha se vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së është edhe në interesin e Unionit, për arsye stabiliteti, sigurie dhe prosperitet ekonomik. Një vend të rëndësishëm në fjalën e saj zuri dhe situata në Ukrainë dhe projekti TAP.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.