Opinion

Monstra

Nga Bedri Islami

Disa ditë më parë, në një emision televiziv, papritur u shfaq një pamje që futi në mëri shumëkënd: një drejtuese kopështi, e liçensuar apo e pa liçensuar, po rrihte shtazërisht një fëmijë tre vjeçar. Nuk dua të mendoj se ka edhe raste të tjera të këtyre përmasave, por edhe kjo ishte mjaftueshëm e trishtë për “monstrizimin” , në të cilin, jo vetëm për sodit, ka rënë një pjesë e lakmisë qytetare dhe mirëdashja e saj. Për më tepër, kjo grua, nuk dua ta quaj me emër tjetër, edhe vetë nënë, bijë e grua, jam i bindur se do të drithërohej nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë me njërin nga njerëzit e saj.

Ngjarja bëri bujë, ajo, si të gjitha çuditë, po harrohet dalngadalë, dhe tërbimi i politikës ndaj saj ishte aq i mllefshëm, sa që askush nuk e kishte menduar.

I kam ndjekur edhe ato me vemendje, shpesh herë gjithçka tek ne politizohet, aq më tepër, kur miqtë e djeshëm të saj, si Berisha, tashmë kthehen të egërsuar ndaj saj, deri sa e shtazërojnë të gjithë atë që ka ndodhur.

Natyrisht, edhe atyre, njerëzve të politikës, mes tyre edhe vetë Berishës, do u vinte hidhur dhe do të revoltoheshin nëse dikush ia prek fëmijën apo nipin a mbesën.

Por, duke qenë një rast për të bërë të revoltuarin, ata harrojnë çfarë ka ndodhur me ata, të cilëve, vetë njerëzit e politikës, ua kanë nxirë jetën.

Po mendoja fëmijën e vogël trevjeçar dhe Anën, vajzën e njërit nga të rënët e 21 janarit. E mbani mend Anën, me lotin e saj në faqe, tek i rridhte ngadalë dhe trishtimin e saj. Nuk e kishte kuptuar asaj bote përse ia kishin vrarë të atin, aty në një bulevard të Tiranës, me duar në xhepa dhe që, papritmas, nga një vajzë me prindërit e saj, e kishte bërë një vajzë jetime. Nuk e di në cilën moshë ishte atëherë Ana, por e di se ishte pak a shumë në të njëjtën rritë si ishte vajza e të birit të Sali Berishës, Zenit të njohur, apo të njerës nga mbesat e tij nga e bija., ajo e trepërqindëshit milion.

13466127_10208266475692528_3609627623095320048_nPo shihja fëmijën që qante dhe mendova se si mund të kishin qarë vajzat e Aleks Nikës, qëlluar po ashtu në një bulevard të Tiranës, rrugës ndërsa kthehej në shtëpinë e tij. Dy vajza , të cilat, askund në botë nuk do i kishte shkuar në mendje se në paraditen e 21 janarit do e shihnin për herë të fundit babain e tyre. Në të gjithë jetën e tyre, e cila uroj të jetë shumë – shumë e gjatë, ata mund të ia bëjnë këtë pyetje vetes. Përse e vranë?

E rëndë ishte të shije se si një grua, e cila ishteshfaqur shpesh herë si zonjë, në një çast tërbimi, rrihte një fëmijë, të cilin, më pas e përkdhelte, për ta rrahur përsëri. Askush nga ne nuk e di se çfarë do të kishte bërë nëse do të ishte dodhur në gjendjen e prindërve të këtij fëmije, kretësisht i pafajshëm në botën e tij.

Ndoshta ka qenë një çast, ku ta dish, ndoshta ka qenë edhe vijë sjellje e një gruaje që ndryshe shfaqej në publik e ndryshe filmohej.

Nuk është rasti i parë që ndodh kështu.

Kur ndodhën shpërthimet e Gërdecit, e më pas u bënë të njohura disa nga filimimet e atjeshme, njerëzit panë se si fëmijë të vegjël, ndoshta as 10 vjeçarë, merreshin me zbërthimin e bombave dhe notonin mes vdekjes, që mund t’i vinte në çdo çast, ashtu si edhe i erdhi disave prej tyre. Fëmijët e Gërdecit ishin skellevërit e një kohe moderne, mbi kurrizin e të cilëve ngrihej perandoria oligarkike e një familje, e cila, në veten e saj, ka bërë miliona herë më shumë se sa një grua-monstër, me emërin Anjeza Shabani. Për fëmijët e Gërdecit , të cilët skllavëroheshin për një grusht miell, askush, nga e gjithë piramida vrastare , nuk u dënua. Askush, as në atë gjyq parazitësh, nuk e përmendi se si fëmijët gjakonin për të bërë milionat e tij një mburravec vrastar me emërin e shkurtër Zeni, e me të cilat , milionat, do të ngriheshin biznese të pista, sado me rroba firmato; do të bëheshin festa lapanjozësh, sado që mund të dukej shoqëri e zgjedhur.

Unë e pranoj se gruaja në fjalë, ndoshta në një çast të saj apo ashtu ishte gjithë jetën, u dëshmua një monstër, por përtej saj ka shumë më tepër.

Njeriu që ka kapur për fyti të gjithë Shqipërinë është më monstër se sa qindra gra çnjerëzore. Spurthjaku që shihte se si punonin fëmijët as dhjetë vjeçarë në një minierë vdekje, është qindra herë më shumë monstër se sa ajo. Ata që dhanë urdhër të vriteshin njerëzit në mesin e bulevardit kryesor janë shumë më çnjerëzorë se sa dhjetra gra të tilla. Ata që qëlluan nuk mund të krahasohen me një grua, sado e dhunshme të jetë ajo.

Këtë grua, sido që ta quajmë, njerëzit e panë me zë dhe me figurë. Ishte akti njerëzor i denoncimit të çnjerëzores. Por, po ashtu, me zë dhe me figurë, njerëzit panë se si vriteshin në mesin e ditës njerëz të pafajshëm; panë se si urdhërat për arrestim u kthyen prapsht dhe krerët e institucioneve u quajtën hora e lavire bulevardi; mësuan se si ishte qëlluar dhe provat ishin zhdukur në mesnatën e vrasjeve; u bë e njohur se si në bodrumet e selise kryeministrore mekoheshin, ose mbaheshin nën “arrest” deri sa të mësonin përmendësh dëshminë, oficerë e gardistë që kishin bërë vdekjen…

Shefi i asaj kohe i qeverisë, me dhunë, britma dhe kërcënime vrastare, e mbylli çështjen e Gërdecit, të cilën e dinte krejt mirë se kishte ngjarë, ku kishte dërguar edhe njerëzit e tij të afërt; e dinte se ushtrohej presion mbi ministra e shefa shtabesh; se si asnjëri prej tyre nuk guxonte as të vërehej  kur jepte urdhër “biri i perëndisë”, megjithëse mund ta mendonin se pas saj mund të ishte një urdhër vdekje.

Është monstër një grua që godet një fëmijë, megjithëse pak prindër janë ata që nuk ia kanë dhënë nga një flakaresh fëmijve të tyre, por përsëri ajo mbetet një etalon i së keqes. Por , në cilin parametër të një monstre politike e njerëzore mund të vendosësh një njeri që bën thirrje, edhe sot e kësaj dite, për të armatosur një popull në luftë kundër qeverisë? I cili asgjë nuk ka dashur të mësojë nga ajo që bëri në vitin 1997 dhe që, për të siguruar fëmijët e tij, është i gatshëm të ndjellë vdekjen e kujtdo.

Të rrahësh një fëmijë, natyrisht përbën një krim. Por, e kundërta, të synosh të rrahësh një popull, të cilin e ke dërguar drejt vrasjes, bëhesh shefi i qeverisë së përbindshme. Të vrasësh për të vënë disa miliona më shumë, pa asnjë dyshim, nuk dënohesh, nuk merret askush me ty, ndoshta të thonë se edhe je i fuqishëm, je njeri që bën ligjin dhe përmbys gjithë dynjanë.

Ka mbi dhjetë vite që një familje monstër, monstër deri në tërbim, linçon një pjesë të rëndsishme të jetës së vendit. Ashtu si u dha në pamjet e atij kopështi, në përmasa tejet të stërmëdha, kjo familje prej kohësh ka kapur për veshesh një pjesë të këtij vendi dhe e trumhasin përmes shpullave që i japin.

Asnjëherë në Shqipëri, në asnjë periudhë të saj, nuk ka pasur një familje të tillë, që, edhe pse ligjet kanë qenë të arsyeshme, kanë bërë thellësisht të paarsyeshmen dhe të përbindshmen. Ngjasime mund të ketë vetëm me Mirkon e Sllobodanit dhe Nikun e Çausheskut, por , megjithëse nuk sjell përmes këtij shënimi dënimin, askush nuk e ndëshkon krimin.

Një grua edhe mund të izolohet, edhe mund të dënohet, edhe mund të burgoset, edhe mund të jetë shembull i së keqes. Në fund të fundit ia ka bërë vetes dhe askush nuk e ndjen mëshirën.

Por çfarë mund të bëhet me një familje të tërë, disi biologjike e disi politike, të cilët kanë hipur mbi kurrizin e një vendi dhe duan, deri në fund, ta shqyejnë?

Këtë nuk e di askush. Sepse askush, as qeveritarët e sotëm e as ata që mund të vijnë, nuk ia kanë ngenë ndëshkimit  të krimit kaq thellësisht antinjerëzor. Është më lehtë të dënosh një fukara, sepse ka bërë një lidhje dritash pa vend; është lehtë të dënosh një njeri që ka bërë në shtëpinë e tij një shtesë, e nuk ka bërë mirë as njëri e as tjetri; por nuk je i zoti të dënosh atë që ka bërë sarajet e stërmëdha, pa asnjë ditë punë, nuk mund të dënosh zotërit e vilave të mëdha, të cilat nuk mund të bëheshin as me pagën e një mijë viteve punë: nuk mund të dënosh një ministër që merr , për një dorë, deri në 500 mijë euro pse dha një konçension; nuk mund të dënosh pikërisht atë, që në më shumë se dy dekada e gjysmë , u bë monstra e këtij vendi.

E dëgjova edhe një herë në parlament këtë njeri – monstër duke bërë thirrje për të votuar reformën në drejtësi sipas kushteve të tij. Ai nuk ka faj, kur ende ligjet e këtij vendi i nënshtrohen monstrave të këtij lloji.

Dhe njerëzit duan të besojnë se diçka mund të ndryshojë për të mirë, nga njëra ditë në tjetrën, deri sa të thonë, “ u bë mirë”.

Duket e largët.

Ky është mëkati i shpresave të humbura.

Related Articles

Comente

  1. Eshte mostra Sali Berisha, qe injektoi dhe kultivoi mostrat ne te kater anet e SHqiperise. Jane mostra te ndyra femijet e tije, qe ne syte e shqiptareve, kane vrare njerez, si sypeshkaqeni shkelzen ne Gerdec dhe si hyri nje gjemb ndekembe. Eshte e bija e tije, hundemadhja, e bija, qe nen hijen e mostres sali, merte miliona , dollare, Ero, e lek shqiptare nga bizesmenet qe duhet te kaloni per firme ne zyren e saje, Jane shue mostra te tjera, qe duke pare nje te cmendur, benin cmose te dilnin ne fotografi me mostren sali. Nga greta e ciljeta e deri tek kjo mostra SHabani, qe shohim me larte, ne fotografi me makutin, kriminelin sali, qe askush se mori ne hetusi, per krimet e bera dhe ato qe vazhdon tu beje shqiptareve, jo vetem duke lehur si qen plak , cdo dite, pore duke penguar mosemiratimin e rreformes e drejtesi, dhe duke ju kundervene, SHBA, BE, me kryenecesi, sikur te ishte coban i nje tufe me bageti. Duke patur mostra te tilla, vendi po hiqet zvare nga ky katil dhe moster e felliqur.

  2. Eshte gabim historic I parlamentit shqipetar qe familja e sali berishes dhe kopeja e tij duhet te ishin djegur te gjalle qysh para 2 vjetesh.

  3. Clirimi i pare i shqipetareve eshte 21 korriku.Clirimi i dyte do te jete dita kur familja e sali berishes do te digjen te gjalle dhe hiri i tyre do te flaket ne det.

  4. Vetem kure te ngordhi , sali berisha , vendi yne dote prosperoi, dote pakesohen, vrasjet, vjedhjet, mashtrimet dhe cdo gje e lige, qe u kultivua ne epoken e shpellarit sali. Eshte babai i koorupsjonit, ne te gjitha fushat, eshte inicjusi dhe mbeshtetesi i kultivimit te droges. E beri Lazaratin model ,per ritjen e droges, trafikimin e saje dhe lazot kure ja ndjen lezetin u bene shtet , brenda shtetit, deri sa i hapen lufte qeverise Rama. Kjo semundje , mori aqe permasa , sa eshte e veshtire ta ckulesh nga psikologjia e njerezve. Ne ndihme te qytetareve per kete u ardhi edhe Koco Kokevrima, qe me ze dhe figure kerkonte kultivimin e saje , per qellime mjekesore. Kaqe u desh dhe ca nga halli e ca nga malli, tja plotesojne deshiren mostres Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button