Bota

Moska kërcënon me ndalimin e fluturimeve Evropë-Azi mbi territorin e saj

ee6Kryeministri rus , Dimitri Medvedev, kërcënoi sot se do të ndalojë fluturimet mbi territorin rus për kompanitë ajrore që kryejnë lidhjen mes Evropës dhe Azisë nëpërmjet Siberisë, rruga më e shkurtër, si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore.

Medvedev për më tepër ka njoftur se qeveria po analizon një sër masash si përgjigje ndaj ndalimit të aktivitetit që u bë për kompaninë ajrore ruse “low cost”, “Dobrolet”, e shkaktuar nga sanksionet perëndimore.

Mbyllja e hapsirës ajrore ruse ndaj fluturimeve Evropë-Azi do të shkaktojë për kompanitë ajrore një shpenzim shumë të lartë në karburant që do të përkthehet në çmime të larta biletash.

Kjo masë do të shkaktojë gjithashtu humbje për kompaninë kryesore ruse “Aeroflot”, që përfiton të ardhura nga këto fluturime, që tranzitojnë në territorin rus, në masën 250 deri në 300 milionë dollarë për vit.

Nëse një ndalim i tillë do të aplikohet, do të dëmtojë kryesisht kompanitë evropiane dhe më të prekurat do të jenë “Lufthansa”, “British Airways”, “Air France” dhe “Finnair”, që zhvillojnë shumë fluturime drejt Azisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button