Bota

Moska shpreson se marrëdhëniet me BE-në nuk kanë arritur pikën e “mos kthimit”

lavrov-peru1-622x350Rusia shpreson që marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian të mos kenë arritur një pikë të “mos kthimit” për shkak të krizës ukrainase, pas deklarimit nga BE-ja të sanksioneve të reja kundër separatistëve ukrainas të mbështetur nga Moska.

“Ne shpresojmë se pika e moskthimit nuk është arritur”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, gjatë një mbledhje të diplomatëve rus dhe bjellorusë në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, para se të fillojnë bisedimet që parashikohen sot në Moskë me homologun e tij Frank Walter Steinmeier.

“Ne jemi të interesuar për zhvillimin e lidhjeve me Evropën”, theksoi Lavrov i cituar nga agjencia zyrtare “Tass”.

Shefi rus i diplomacisë e tërhoqi edhe kërkesën e Moskës për krijimin e një hapësire ekonomike dhe humanitare të përbashkët nga Lisbona në Vladivostok, një ide e hedhur nga presidenti rus Vladimir Putin por që u prit ftohtë nga evropianët.

Lavrovi i nxiti sërish autoritetet ukraianse që të respektojnë armëpushimin e arritur në shtator me separatistët prorusë të juglindjes së Ukrainës, që vazhdimisht shkelet nga të dyja palët, dhe të angazhohet në negociatat me rebelët për t’i dhënë fund konfliktit që ka bërë më shumë se 4 000 të vdekur.

Ai gjithashtu theksoi se Moska shpreson të dërgojë përforcime për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ka dërguar vëzhgues në Ukrainë.

Dje, BE-ja vendosi të zjgerojë listën e përgjegjësve separatistë ukrainas që do të preken nga sanksionet evropiane, por ajo nuk përforcoi sanksionet kundër Rusisë me shpresën që të ruajë dialogun me Moskën mbi krizën ukrainase, që shkaktoi tensionet më të rënda mes Rusisë dhe Perëndimit që prej Luftës së Ftohtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button