Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,461 ▲ +1.34% ETH $2,054 ▲ +2.85% XRP $1.3493 ▲ +1.06% SOL $84.1200 ▲ +2.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Moti i keq paralizon punën në Portin e Vlorës, trageti i Brindisit s’vjen dot

detiNdërprerja e shirave dhe ulje-zbritjet e menjëhershme të temperaturave kanë sjellë reshjet e para të dëborës për këtë vit në disa rajone të vendit. Në komunat malore të Kukësit në lartësitë mbi 1300 metra kanë rënë reshjet e para të borës, ndërsa nuk njoftohet për probleme në qarkullimin rrugor të automjeteve në rrugët e thella rurale, pasi dëbora është shkrirë. Edhe në juglindje të vendit, në Korçë, kanë rënë reshjet e para të dëborës, trashësia e së cilës në malin e Ostrovicës ka arritur në 5 centimetra, por edhe në këto zona nuk raportohen “ngërçe” apo probleme në qarkullimin e automjeteve. Nga moti i keq janë përfshirë edhe rajone të tjera të Shqipërisë, ku nga era e fortë në Durrës dhe Vlorë është ndërprerë lëvizja e trageteve. Mësohet se bora e parë ka zbritur edhe në Prishtinë, ndërsa në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës paralajmërojnë se temperaturat minimale do të jenë 4 gradë Celsius dhe maksimalet do të shkojnë në 7 gradë Celsius.

Vlorë

Për shkak të motit të keq të shoqëruar me reshje të dendura shiu e erë të fortë që prej mesditës së dy ditëve më parë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur për të kryer itinerarin e tij normal drejt Portit të Vlorës. Burime nga Kapitaneria konfirmojnë gjithashtu se peshkarexhat janë ankoruar në vendstrehime, ndërsa anijet e transportit gjenden aktualisht në radë. Sipas po të njëjtave burime, furtuna do të vijojë edhe sot, ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk pritet të mbërrije sot në Portin e Vlorës. Aktualisht 5-6 ballë në gji dhe 7-8 ballë në det të hapur e bëjnë të pamundur lundrimin duke sjellë paralizimin e trafikut detar. Moti i keq në Vlorë ka sjellë edhe probleme me furnizimin normal me energji elektrike, pasi në zona të ndryshme të qytetit bregdetar nuk ka munguar ndërprerja e energjisë elektrike, për shkak të defekteve në rrjet.

Kukës

DIGITAL CAMERAPas më shumë se 24 orësh reshje shiu, në të gjithë Qarkun e Kukësit, temperaturat maksimale dhe ato minimale kanë pësuar rënie të theksuar, duke sjellë edhe reshje të dobëta dëbore në lartësitë 2 mijë metër mbi nivelin e detit. Dje në mëngjes, në zonat e Kalisit, Grykë-Cajës, Shishtavecit, Lekbibajve, Margegajve etj., dëbora ka arritur në 5 centimetra. Siç thonë edhe banorët, reshjet nuk kanë intensitet të lartë, por temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve në akset rrugore, ndërkohë që mjegulla ka një shtrirje të madhe. Mali i Gjallicës është mbuluar nga një vello dëbore, që duket sikur është shtrirë cep më cep të malit. Reshje dëbore mësohet se ka pasur edhe në zonat e thella të Dibrës dhe Malësisë së Madhe.

​Bujqësia

Rënia e temperaturave ka angazhuar edhe Ministrinë e Bujqësisë, e cila ka njoftuar se edhe sot priten stuhi dhe ciklone në zonat e Ultësirës Perëndimore. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, stuhitë parashikohen veçanërisht në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, për këtë arsye bën të ditur se një shtab i posaçëm emergjencash është në terren. Bujqësia u bën thirrje fermerëve që të përgatiten për të mbrojtur pronat e tyre, si rrjedhojë e stuhive, ndërsa janë njoftuar edhe bordet e kullimit që të jenë në gatishmëri për përballimin e situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.