🌤️
Tiranë 39°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.36 ▲0.19%
ARI 4,470 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $64,211 ▼ -0.2% ETH $1,914 ▲ +1.17% XRP $1.0217 ▲ +1.33% SOL $76.8500 ▲ +0.91%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.36 ▲0.19 % ARI 4,470 ▲0.65 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.36 ▲0.19 % ARI 4,470 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Politika

Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, teksa ka komentuar zgjedhjet pa garë për kreun e PD-së, është shprehur se ato janë një hap më tej drejt delegjitimimit të kësaj force politike.

Komentet Muçi i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se sot PD nuk mund të përbëjë një alternativë për qytetarët, kundër pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

“’Zgjedhjet’ në PD më duken një hap më tej drejt delegjitimimit të saj si një forcë politike opozitare, e cila realisht nuk mund të përbëjë një alternativë për pushtetin e Edi Ramës. Në Statutin e tyre nuk u prek Neni Basha apo kjo e Primareve. Këto nene megjithëse nuk u prekën, nuk janë respektuar për asnjë moment”, tha mes të tjerash Muçi.

Ndërkohë Muçi theksoi gjithashtu se interesi personal i Sali Berishës qëndron mbi interesin e gjerë kombëtar-opozitar.

“Megjithatë këto janë punë të brendshme të tyre, të cilat për shkak të konjukturave dhe momentit në të cilin ndodhen aty, duket se interesi personal i Berishës qëndron mbi një interes të gjerë kombëtar-opozitar. Me kalimin e kohës kjo do dëshmohet me gërryerjen e bazës elektorale të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme”, vijoi më tej Muçi.

Për Muçin, PS dhe PD luajnë një rol kyç në mbajtjen në këmbë të një ‘ngrehine’ politiko-oligarkike. Muçi e mbylli fjalën e tij duke thënë se është e qartë për qytetarët se Sali Berisha është një patericë e kryeministrit Edi Rama.

“E kemi theksuar rolin që luajnë të dyja këto parti në mbajtjen në këmbë të kësaj ngrehine politiko-oligarkike. Edhe në mendjet e njerëzve, qartazi roli i Sali Berishës si patericë e Edi Ramës është i qartë. Dhe ne duhet ta denoncojmë diçka të tillë”, përfundoi Muçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.