Kosova

Mustafa: Kosova duhet të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot se “Kosova duhet të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, të bëhet subjekt i barabartë në vendimmarrjen botërore dhe të përfitojë nga këto vendime”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa theksoi se “kemi shumë punë për të bërë. Pavarësia e Kosovës duhet të njihet edhe nga pesë vende të BE-së ; na nevojitet përkrahja edhe për shumë njohje të tjera. Zhvillimi më i shpejtë ekonomik mund të bëhet vetëm mbi leva të bashkëpunimit politik dhe diplomatik me vendet e tjera, të shtetit që bazohet në ligj dhe në rregulla të demokracisë. Janë këto çështje, të cilat nuk mund t’i bëjmë vetë, për të cilat na nevojitet përkrahja e përhershme dhe mirëkuptimi nga SHBA, vendet e BE-së dhe shumë vendeve të tjera”.

“Arritjet historike në ndërtimin e shtetit tonë, si rast i veçantë, janë rezultat i përkrahjes së fuqishme, para së gjithash, nga SHBA. Edhe proceset, të cilat tani po i zhvillojmë po i bashkërendisim me SHBA-të dhe BE- në. Kjo është e vetmja rrugë që na çon përpara, është rruga, të cilën e kanë përkrahur qytetarët e Kosovës me shumicën dërrmuese të votës së tyre”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në kuadër të Sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button