Kosova

Mustafa takim lamtumire me shefin e EULEX-it, Meucci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumire shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës në avancimin e proceseve, gjatë kësaj periudhe.

Shefi i deritashëm i EULEX-it, Gabriele Meucci, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke e falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button