Kosova

Mustafa takoi përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, sigurohen pensionet deri në janar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga kryetari Smajl Elezi.

Në takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u bisedua gjerësisht për çështjet që lidhen me kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e të gjitha kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, duke pas parasysh kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, është biseduar në veçanti për adresimin e çështjes së pensioneve për veteranët luftëtarë, me ç’rast ka ekzistuar mirëkuptimi i dyanshëm për nevojën që kjo çështje të zgjidhet duke pas parasysh mundësitë buxhetore, domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtare si dhe duke pas konsideratë të plotë për nevojat e veteranëve të luftës.

Po ashtu, ka dominuar qëndrimi se duhet të gjendet zgjidhje për problemin e listave të veteranëve, duke përfshirë klasifikimin e tyre si dhe u shpreh angazhimi i përbashkët për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë, në kohë reale, të kësaj çështje.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për nevojat dhe çështjet tjera që lidhen me familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës çlirimtare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me këto kategori.

Ndërsa, kryetari i OVL-UÇK-së, Smajl Elezaj në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se në bisedën me kryeministrin është kërkuar që mos të ketë probleme çdo muaj për ndarjen e pagave.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se kryeministri ka theksuar se për këtë muaj janë bërë mbledhjet e mjeteve të nevojshme dhe që së paku deri në janar të vitit të ardhshëm nuk do të ketë probleme me ndarjen e pagave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button