Kosova

Mustafa-Thaçi: Kosova qeveriset vetëm me vota

Gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, kryeministri Isa Mustafa deklaroi për gazetarët se në këtë shtet nuk do të lejojnë grusht shteti.

“Nuk do të lejojmë vrasje të policëve tanë. Vetëm me votën e qytetarëve do të qeveriset Kosova”, tha Mustafa duke folur për zhvillimet politike dhe protestat e  thirrura nga opozita kosovare.

Ndërsa zv/kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të tërhiqen ndaj asnjë kërcënimi apo shantazhi. “Ne si PDK e LDK mund t’i sjellim 1 milion njerëz nëpër sheshe në mbrojtje të republikës, por çfarë kuptimi ka kjo. Pushteti fitohet vetëm me zgjedhje e jo me dhunë në rrugë”, është shprehur ai.

Në konferencë u fol edhe për çështjen e zgjedhjes së tij president. Sipas Thaçit, kjo çështje është e rregulluar me marrëveshje, e cila, siç tha ai, do të realizohet së shpejti.

Kryeministri Mustafa tha se LDK-ja si parti institucionaliste u qëndron besnike marrëveshjeve dhe u shpreh i bindur se do të zbatojnë me sukses edhe marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button