☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,934 ▲0.69%
DOW 48,404 ▲0.39%
NASDAQ 23,465 ▲1.21%
NAFTA 93.47 ▼5.66%
ARI 4,827 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,690 ▲ +5.41% ETH $2,390 ▲ +7.63% XRP $1.3881 ▲ +3.6% SOL $87.0900 ▲ +4.63%
S&P 500 6,934 ▲0.69 % DOW 48,404 ▲0.39 % NASDAQ 23,465 ▲1.21 % NAFTA 93.47 ▼5.66 % ARI 4,827 ▲1.25 % S&P 500 6,934 ▲0.69 % DOW 48,404 ▲0.39 % NASDAQ 23,465 ▲1.21 % NAFTA 93.47 ▼5.66 % ARI 4,827 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Arte

Muzeu Historik Kombëtar, projekte të reja në bashkëpunim me ambasadën kineze

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, priti në një takim zyrtar ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu.

Një mundësi e mirë kjo, për të shkëmbyer mendime lidhur me forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe ambasadës te Republikes Popullore të Kinës në fushën e artit, kulturës dhe historisë.

Drejtori Labi u ndje i nderuar që ambasadorja Yu vizitoi për të dytën herë Muzeun Historik Kombëtar në një hark kohor të shkurtër. Ai tha se “Kina dhe Shqipëria përbëjnë dy aspekte përplotësuese të njëra-tjetrës dhe në këtë kontekst, projektet dhe iniciativat e reja që do të vijnë nga ky bashkëpunim do të hapin perspektiva konkrete në fushën e kulturës për të dyja institucionet përfaqësuese. Për të arritur realizimin e të gjitha ide-projekteve që ne kemi, sigurisht që na vijnë në ndihmë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, të cilat dëshmojnë jetëgjatësi dhe një miqësi të bazuar në mirëkuptim”.

Gjatë takimit u diskutua për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe mes dy institucioneve, të cilat priten të intensifikohen, për të kontribuar në njohjen e kulturës dhe traditës kineze nga populli shqiptar. Duke u nisur nga ky synim i përbashkët, ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar së shpejti do të vijnë më një projekt, i cili do të konsistojë në shfaqjen e filmave kinezë për një periudhë kohore, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ambasadorja Jiang Yu shfaqi dëshirën e saj për të intensifikuar marrëdhëniet dhe për të zgjeruar kontaktet midis ambasadës së Republikës Popullore të Kinës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se “E kam ndjerë miqësinë për popullin kinez nga populli shqiptar që në fillim të vizitës time në Muzeun Historik Kombëtar, i cili ka qenë dhe institucioni i parë shtetëror që unë kam vizituar dhe për këtë arsye duhet të punojmë edhe më shumë për të forcuar ketë miqësi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.