Bota

Myslimanët në Angli: Nuk ndihemi fajtorë për sulmet

Çfarë mendojnë myslimanët në Britaninë e Madhe përballë shpërthimit të ri të dhunës? Myslimanët duhet të veprojnë si të gjithë qytetarët e tjerë, thotë zëdhënësi i Shoqatës së Myslimanëve në Londër për “Deutsche Welle”. Ai shtoi se ky akt barbar nuk ka vend në fenë islame.

Asnjë komunitet nuk duhet të ndihet fajtor për një krim, vetëm, sepse atë e kanë kryer rastësisht pjesëtarë të këtij komuniteti. Si myslimanë ne nuk kemi përgjegjësi më të madhe për të demonstruar ose për të treguar interesimin tonë. Si qytetarë që e marrin seriozisht rolin e tyre në shoqëri, përkundrazi është detyra jonë që ta hapim gojën.

Thjesht nuk është korrekte që t’u bësh thirrje myslimanëve që të demonstrojnë ose që të distancohen, vetëm sepse janë myslimanë. Kjo vetëm do ta nxiste islamofobinë. Myslimanët duhet të veprojnë si çdo qytetar tjetër: të ngremë zërin dhe të mos u lënë hapësirë atyre që ushtrojnë akte të tilla dhune.

Ky akt barbar nuk ka vend në fenë islame. Të gjithë ata që ndërmarrin akte të tilla, e bëjnë këtë për shkak të energjisë kriminale dhe e keqpërdorojnë besimin. Ne myslimanët nuk ndihemi fajtorë, por jemi të shqetësuar. E para, sepse mund të bëhemi vetë viktima të një atentati të tillë, gjë që tashmë ka ndodhur. Së dyti, shumë prindër myslimanë janë të shqetësuar se të rinjtë mund të bien në kurthin e “Shtetit Islamik”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button