Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,562 ▼0.45%
DOW 46,447 ▲0.04%
NASDAQ 21,772 ▼0.72%
NAFTA 93.05 ▲3.02%
ARI 4,448 ▼2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,631 ▼ -2.41% ETH $2,079 ▼ -4.58% XRP $1.3753 ▼ -2.98% SOL $87.7800 ▼ -4.93%
S&P 500 6,562 ▼0.45 % DOW 46,447 ▲0.04 % NASDAQ 21,772 ▼0.72 % NAFTA 93.05 ▲3.02 % ARI 4,448 ▼2.3 % S&P 500 6,562 ▼0.45 % DOW 46,447 ▲0.04 % NASDAQ 21,772 ▼0.72 % NAFTA 93.05 ▲3.02 % ARI 4,448 ▼2.3 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Myslimanët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin

114 Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, lexim Kur’ani e bamirësi, myslimanët e Shqipërisë dhe të mbarë botës, festojnë sot Fitër Bajramin. Besimtarët myslimanë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që në orët e para të mëngjesit, për të marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit. Mesazhe urimi përcollën në këtë ditë festive Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj dhe nënkryetari Bujar Spahiu. Kryetari Bruçaj theksoi se kjo ditë mbart një rëndësi të veçantë, pasi çdo mysliman kurorëzon sakrificën dhe përkushtimin e tij të bërë gjatë Ramazanit dhe qëndron në pritje të shpërblimit prej Zotit. “Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.”, u shpreh Bruçaj në mesazhin e tij. Nënkryetari Bujar Spahiu, theksoi se secila prej festave islame është caktuar pas kryerjes së një obligimi madhor, pas kryerjes së të cilit besimtarët ftohen të shprehin mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Zotit, si shenjë e devotshmërisë. “Pas kryerjes së një detyre të shenjtë, Zoti ka caktuar që të festojmë, në shenjë mirënjohjeje për mundësinë që na dha në mënyrë që t’i bindemi urdhrit të Tij”, tha Spahiu. Faljen e namazit të bajramit e drejtoi nënkryetari i KMSH-së H. Bujar Spahiu ndërsa më pas, Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra mbajti hytben e rastit. Në fjalën e tij drejtuar besimtarëve dhe shqiptarëve Gurra theksoi se Ramazani për myslimanët qe një periudhë që u karakterizua nga një sërë detyrimesh, të cilat u kryen prej tyre me devotshmërinë e duhur. Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.