Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,865 ▼ -3.45% ETH $2,079 ▼ -5.14% XRP $1.3927 ▼ -3.85% SOL $87.2300 ▼ -5.47%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ndahen çmimet në fushat e muzikës dhe kinematografisë

Në Kosovë, profesoreshat e muzikës Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë laureate të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015, ndërsa çmimi për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë “Bekim Fehmiu” iu dha aktorit Bislim Muçaj.

Me çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.

Ndërsa, çmimi vjetor për kinematografi iu dha Produktorit (Producentit) të filmit “Shok”, Eshref Durmishit.

Juritë profesionale për çmimet për Vepër Jetësore në fushat e Muzikës “Niketë Dardani” respektivisht Kinematografi “Bekim Fehmiu” kanë qenë në përbërje të Akademik Zeqirja Ballata, kompozitorit Valton Beqiri dhe Baki Jasharit, kompozitor dhe dirigjent.

Ndërsa juria profesionale që ka vlerësuar çmimet për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” për Kinematografi, dhe çmimet vjetore ka qenë në përbërje të: Xhevat Qorraj, aktor, Isa Qosja, regjisor, Menduh Nushi, kameraman, Igballe Qena, aktore dhe Jahi Jahiu, dramaturg.

Vlerësimet e jurive profesionale për çmimet që ndahen në fushat e muzikës, respektivisht kinematografisë, bëhen të ditura nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës,

Në një solemnitet në këtë Ministri, çmimet e muzikës ndahen në 8 qershor, ndërsa çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen në 10 qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.