🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.30 ▼0.17%
ARI 3,969 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,135 ▼ -1.28% ETH $2,259 ▼ -0.57% XRP $1.2518 ▲ +0.5% SOL $92.6200 ▼ -1.51%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ndërrojnë jetë tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në autostradën bregdetare, pranë Unecit, në Slloveni.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur pasi një kamion, për shkak të një defekti, ishte ndalur në hapësirën e paraparë për ndalim. Për arsye ende të panjohura, drejtuesi i automjetit është përplasur me pjesën e pasme të majtë të rimorkios.

Në momentin e aksidentit, në automjet ndodheshin pesë persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë.

Mjeku ka konfirmuar vdekjen e tre personave në vendngjarje.

Një person i plagosur rëndë është transportuar me helikopter në spital, ndërsa shoferi i automjetit është dërguar në spital me autoambulancë.

Autoritetet sllovene nuk kanë publikuar ende informacione mbi identitetin, moshën dhe gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve.Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar patrullime të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.