☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.03 ▼0.6%
ARI 4,665 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,796 ▲ +0.2% ETH $2,499 ▼ -0.8% XRP $1.4245 ▼ -0.29% SOL $106.6400 ▲ +2.91%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.03 ▼0.6 % ARI 4,665 ▲0.03 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.03 ▼0.6 % ARI 4,665 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Kosova

Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren, i dyshuari 17 vjeçar është ndaluar për 24 orë – sekuestrohet një thikë

Nga therja me thikë mbrëmjen e së enjten ku mbeti i vdekur i mituri 15 vjeçar, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se i dyshuari në këtë rast është 17 vjeçari i cili është ndaluar për 24 orë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur informon opinionin publik se në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes, më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41 min. Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesi kujdestar, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar prova materiale që vërtetojnë kryerjen e veprës penale. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.