☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.96 ▲2.14%
ARI 4,767 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,802 ▲ +0.71% ETH $2,197 ▲ +0.59% XRP $1.3405 ▲ +0.41% SOL $83.4300 ▲ +1.21%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.96 ▲2.14 % ARI 4,767 ▼1.07 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.96 ▲2.14 % ARI 4,767 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Ndërhyrja e Moskës në zgjedhjet amerikane, Obama: Do t’i kundërpërgjigjemi Rusisë

Presidenti amerikan Barack Obama është zotuar të marrë masa kundër Rusisë për ndërhyrjen e kësaj të fundit në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Moska i mohon akuzat për sulme kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe një aleati kyç të Hillary Clintonit, e gjithashtu presidenti i zgjedhur Donald Trump i ka cilësuar si qesharake e të motivuara politikisht pretendimet.

Por agjencitë e inteligjencës thonë se kanë në duar prova bindëse që vërtetojnë lidhjen e hakerave me Kremlinin.

Për herë të parë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e përmendi Vladimir Putinin si të përfshirë drejtpërdrejtë në sulme.

Pak orë më vonë presidenti në largim tha: “Mendoj se nuk ka dyshime se kur një qeveri e huaj përpiqet të ndikojë në integritetin e zgjedhjeve tona ne duhet të veprojmë, dhe do ta bëjmë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se disa nga veprimet që do të ndërmarrin do publikohen, të tjera ndoshta jo.

Ende nuk është e qartë se çfarë masash ka ndërmend SHBA, ndërsa Obama pritet të largohet nga detyra në 20 janar, duke ja lënë vendin një udhëheqësi pro Putinit.

Zbulimi i e-maileve vuri në një situatë aspak të rehatshme Partinë Demokratike në një pikë vendimtare të fushatës elektorale.

CIA arriti në përfundimin se motivacioni i Rusisë ishte të devijonte zgjedhjet në favor të republikanit Trump, por deri më tani nuk i ka bërë publike provat.

Për manjatin e pasurive të paluajtshme akuzat ishin thjesht përpjekje për të fshehur turpërimin pas humbjeve në zgjedhje.

Trump nuk e ka fshehur adhurimin e tij për Putinin dhe emërimi i mikut të vjetër të presidentit rus, Rex Tillerson si sekretar shteti ka ngritur shqetësime të mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.