☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,604 ▲1.16%
DOW 46,757 ▲0.9%
NASDAQ 21,963 ▲1.72%
NAFTA 99.91 ▼1.45%
ARI 4,812 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,835 ▲ +1.87% ETH $2,145 ▲ +2.72% XRP $1.3585 ▲ +2.3% SOL $84.9300 ▲ +3.35%
S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 % S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Tillerson: Serioze

Ndërhyrja e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane, për Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, është një çështje serioze, mjaftueshëm aq sa për të tërhequr sanksione shtesë.

“Zgjedhjet janë një proces i mirëpërcaktuar në Shtetet e Bashkuara, ndaj ne jemi shumë të kujdesshëm, sidomos kur diskutohen ndërhyrjet në votimet tona. Jam i sigurtë se Rusia është po ashtu e kujdesshme kur vjen fjala tek zgjedhjet amerikane”, tha Tillerson.

Agjencitë amerikane të inteligjencës e kanë akuzuar Moskën se përmes hakerimit kompjuterik është përpjekur të ndërhyjë duke ndihmuar Donald Trumpin të fitonte në 8 nëntor. FBI-ja po zhvillon një hetim mbi figurat e fushatës së miliarderit republikan për të parë nëse ka ekzistuar ndonjë marrëveshje e fshehtë me Moskën, çka mohohet me forcë nga Shtëpia e Bardhë. Vetë Trumpi tha të mërkurën se marrëdhëniet amerikano-ruse janë në një pikë shumë të ulët.

“Do të ishte e mrekullueshme nëse NATO-ja dhe vendi ynë do të mund të shkonin mirë me Rusinë. Por, tani ne jemi ndoshta në pikën më të ulët të marrëdhënieve me Moskën dhe këtu është mbërritur gradualisht prej një kohe të gjatë. Do të presim e shohim ç’do të ndodhë”, tha Trump.

Përpara kësaj, shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte bërë një kthesë të beftë në qëndrimin e tij mbi NATO-n, i cili ngjalli aq shumë shqetësim, fillimisht tek aleatët e Amerikës. Trump deklaroi se Aleanca e Atlantikut Verior nuk është më e vjetëruar dhe shtoi së kërcënimi terrorist e ka nxjerrë më shumë në pah rëndësinë e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.