Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,587 ▼0.3%
DOW 46,015 ▼0.01%
NASDAQ 21,953 ▼0.62%
NAFTA 95.54 ▼0.01%
ARI 4,654 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,303 ▲ +0.81% ETH $2,141 ▲ +0.15% XRP $1.4448 ▼ -0.41% SOL $89.1400 ▲ +0.72%
S&P 500 6,587 ▼0.3 % DOW 46,015 ▼0.01 % NASDAQ 21,953 ▼0.62 % NAFTA 95.54 ▼0.01 % ARI 4,654 ▲1.04 % S&P 500 6,587 ▼0.3 % DOW 46,015 ▼0.01 % NASDAQ 21,953 ▼0.62 % NAFTA 95.54 ▼0.01 % ARI 4,654 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Ndërhyrjet në Himarë, PBDNJ dhe Omonia akuza qeverisë

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizata Omonia kanë reaguar ndaj aksionit të IKMT-së në Bashkinë e Himarës, ku nisi shkatërrimi i disa ndërtimeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të bulevardit të qytetit.

Në një deklaratë thuhet se, në këtë aksion u shkatërruan në mënyrë të paligjshme objektet që ushtronin aktivitet ekonomik prej 30 vjetësh.

Në deklaratë thuhet se, në Himarë është realizuar më herët një projekt prej 1.9 milion dollarësh për qendrën, ndërsa tani do shpenzohen 2.5 milionë dollarë të tjerë.

“Mosvënia në dispozicion nga ana e bashkise të dokumentacionit të plotë për informimin tregon qartë se prapa shprehjes “Investime për turizmin” fshihen mendime dashakeqe të qeverisë, që kanë si qëllim vetëm dëmtimin e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të objekteve që janë në pronësi të individëve që i përkasin komunitetit helen, sikurse ndodhi edhe në Dhërmi në vitin 2014, ku u prishën 7 objekte, megjithëse me leje ndërtimi”, vijon deklarata.

PBDNJ dhe Omonia i bëjnë thirrje kryeministrit e njëkohësisht kërkojnë ndërhyrjen e opozitës dhe organizatave ndërkombëtare që të marrin iniciativat e duhura për të frenuar investimin në fjalë, i cili sipas tyre kryhet vetëm për interesa të ngushta ekonomike dhe fsheh qëllime të mbrapshta ndaj komunitetit himariot.

“Propozojmë se një investim i tillë duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë me qytetarët dhe grupet e interesit në qytetin e Himarës”, përfundon deklarata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.