☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.47 ▲1.83%
ARI 4,679 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,394 ▼ -1.81% ETH $2,089 ▼ -2.91% XRP $1.3051 ▼ -3.36% SOL $79.2900 ▼ -3.79%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.47 ▲1.83 % ARI 4,679 ▼0.12 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.47 ▲1.83 % ARI 4,679 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Inflacioni bazë në ekonominë shqiptare po shfaqet i qëndrueshëm sipër nivelit të 3%, duke paralajmëruar presione të qenësishme për rritje të çmimeve nga ekonomia e brendshme dhe sidomos nga shërbimet.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor bazë për muajin shkurt ra shumë lehtë në 3.06%, nga 3.09% që kishte qenë në janar dhe 2.33% që kishte qenë në shkurt 2025. Inflacioni bazë po konfirmohet pranë niveleve më të larta të dy viteve të fundit, duke reflektuar  një tendencë të rritjes së çmimeve të mallrave të qëndrueshëm dhe sidomos të shërbimeve të prodhuara nga ekonomia e brendshme.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste dhe faktorin më përcaktues që ka sjellë rritjen e inflacionit bazë.

Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit (në rritje të lehtë nga niveli prej 69.6% i vitit 2025, në vijim të ndryshimeve metodologjike të aplikuara nga INSTAT).

Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto po qëndron në nivele të larta. Për shkurtin, ky tregues qëndroi në nivelin në 3.59%, nga 2.09% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 47.1% të shportës së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në shkurt 2026 qëndroi për të dytin muaj radhazi në nivelin 3.44%, nga 2.08% që kishte qenë një vit më parë.

Inflacioni zyrtar në Shqipëri, i matur për të gjithë shportën e mallrave të konsumit, për shkurtin ishte në nivelin 2.5%, nga 1.9% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni duket në një fazë rritjeje, në përputhje me projeksionet e Bankës së Shqipërisë që priste një kthim pranë objektivit në gjysmën e parë të këtij viti.

Megjithatë, zhvillimet e reja, të lidhura me tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme mund t’i japin një hov të ri inflacionit dhe efektet tashmë kanë filluar të ndihen, në çmimet e naftës. Në rast se këto të fundit nuk bien brenda një kohe të shkurtër, një valë e re inflacioniste në ekonomi do të jetë e pashmangshme./Monitor.al/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.