Politika

Ndërtimi i parkut të lojërave te Liqeni, PD-ja kallëzon Veliajn

Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin e parkut të lojërave te Liqeni Artificial.

Kallëzimin ndaj kryebashkiakut e dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji.

Partia Demokratike e ka kallëzuar kryebashkiakun Veliaj për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.

Ditën e djeshme, këshilltarë të Partisë Demokratike dhe aktivistë të shoqërisë civile shembën rrethimin e ngritur në Parkun e Liqenit artificial në Tiranë, ku bashkia planifikon të ngrejë një hapësirë multifunksionale.

Sipas te djathtëve në Këshillin Bashkiak, vendimi për të prerë pemët në park është një shkelje e ligjit. Ata pretendojne se ai nuk ka dhënë informacione për projektin në Këshillin Bashkiak dhe se ka shkelur disa pika të ligjit 107 të miratuar në vitin 2014.

Ata akuzuan bashkinë se po harton projekte ndërtimore në dëm të hapësirave të gjelbërta ndaj dhe në mënyrë simbolike, me shembjen e rrethimit, kishin sjellë edhe pemë të reja për të mbjellë.

Pak orë pas këtyre veprimeve, nënkryetari i bashkise, Arbjan Mazniku sqaroi publikisht projektin që po zbatohet në Parkun e Liqenit, duke thënë se është vetëm një kënd lojërash për fëmijë.

Related Articles

Nje koment

  1. Na vjen shume keq, kure degjojme deklarata te ketilla si kjo e padise qe ben PD, ndaj kryebashkiakut te Tiranes, zoti Velia. Duke pare disa vende te botes, sidomos kryqytetete te ndryshme , vec te tjerash, te bien ne sy parqet publike dhe ne cdo park i vogel apo i madh, kane kende lojnash te ndryshme per femijet. Cdo prind kure del ne park, me shume dote kenaqe femijen se veheten e tije, prandaj zoti Velia, duhet pergezuar per kete mjedis femjesh dhe jo te sulmohet, pa te drejte, sic veprojne keta te PD, qe perdite dalin e bejne deklarata, qe vec te njgjallin antipati, dhe deshmojne se cdo gje e mire qe ben qeveria dhe bashkia e kryeqytetit, duan ta nxine, me mendimin se duke share e shpifur , krijojne mbeshtetje ne popull. Perkundrazi. E pergezojme zotin Velia per gjerat e mira qe po ben per kryeqytetin. Qente le te lehin, karvani te shkoi perpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button