☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,022 ▲ +0.9% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2550 ▲ +0.76% SOL $95.6100 ▼ -0.08%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, në fshatin Petë të Vlorës.

Në përfundim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq.

Ai u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Sipas policisë, nga zjarri i ndezur nga 52-vjeçari u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër, si dhe pemë ulliri.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq. Ata janë përkatësisht vëllai dhe kushëriri i 52-vjeçarit të arrestuar.

Sipas uniformave blu, gjatë shoqërimit të A. S., dy shtetasit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke penguar kryerjen e detyrës dhe më pas janë larguar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.