🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rebelët Houthi sulme masive me dronë dhe raketa në Arabinë Saudite, 73 të plagosur

– Arabia Saudite njoftoi sot se rebelët Houthi nga Jemeni kanë sulmuar zona civile dhe objekte të sektorit energjetik në jug të vendit, duke plagosur të paktën 73 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, raportoi AP.

Sipas koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, sulmet goditën zonat në Abha, Khamis Mushait, Jizan dhe Najran.

Ministria saudite e Energjisë tha se sulmet shkaktuan gjithashtu, zjarre dhe ndërprerje të përkohshme të disa operacioneve.

Arabia Saudite i cilësoi sulmet si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe paralajmëroi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u përgjigjur.

Nga ana tjetër, rebelët Houthi thanë se sulmet ishin një kundërpërgjigje ndaj më shumë se 120 sulmeve ajrore, që sipas tyre Arabia Saudite kishte kryer në Jemen, gjatë tri ditëve të fundit.

Ata deklaruan se kishin përdorur raketa balistike dhe dronë.

Konflikti në Jemen vazhdon prej vitit 2014, kur rebelët Houthi morën kontrollin e kryeqytetit, Sana.

Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht, një vit më vonë në mbështetje të qeverisë jemenase.

Pas një periudhe armëpushimi, përplasjet mes palëve janë intensifikuar sërish. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.