☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Çështja e pagave/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, diskutohet edhe kallëzimi penal ndaj Financave! Edhe SPAK dorëzon

Mbyllet mbledhja urgjente e kryeprokurorëve të rretheve me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsjan Çela.

Burime të pranishme në mbledhje i thanë gazetares Anila Hoxha se po shqyrtohet mundësia për të bërë padi civile për zhbllokimin e situatës dhe jo për të bërë kallëzim penal në SPAK.

Është vendosur të dilet me një deklaratë të përbashkët, e cila pritet të bëhet e njohur së shpejti. Në orën 15:00 kryetari i Gjykatës së Lartë ka thirrur kryetarët e gjykatave të të gjithë vendit për të diskutuar për të njëjtën çështje.

Midis tyre, do të diskutohet edhe mundësia e kallëzimit penal në SPAK ndaj Ministrisë së Financave.

E vetmja që ka marrë pagën e muajit gusht është Gjykata Kushtetuese, e cila pranoi dje se është paguar sipas modelit të formulës së vjetër të pagave.

Një burim pranë SPAK ka konfirmuar se edhe prokuroria e posaçme në muajin gusht ka dorëzuar listpagesën dhe punonjësit janë paguar sipas formulës së vjetër.

Por sot kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho ka kryer një mbledhje me prokurorët e posaçëm, ku është diskutuar sesi do të veprohet me listpagesat për shtatorin.

Në këtë mbledhje, burime të pranishme dhe shumë të sigurta, thanë se është vendosur që listpagesat e shtatorit për prokurorët e posaçëm dhe administratën e SPAK të kalohen sipas formulës së re të urdhëruar nga Kushtetuesja në shkurt 2026.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.