Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,605 ▲ +0.3% ETH $2,002 ▼ -0.02% XRP $1.3360 ▼ -0.03% SOL $82.3300 ▼ -1.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Në dosjen e SPAK për Ahmetajn të përfshirë dhe deputetë të opozitës, Korreshi: Po shoh materialin me vëmendje

Deputeti Saimir Korreshi thotë se në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn përfshihen edhe deputetë të opozitës, por zgjodhi të mos flasë me emra konkretë. Në një intervistë për Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi u shpreh se është shpejt të flasë me detaje sepse nuk ka lexuar të gjithë materialin.

“Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin. Këto janë materiale që duhen lexuar me vëmendje”, tha Korreshi.

Ndër të tjera, Korreshi komentoi edhe përballjen e Jorida Tabakut me kreun e qeverisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët duke thënë se nuk është mbështetur nga opozita.

“Është lënë vetëm Tabaku në përballjen me Ramën pavarësisht se është treguar zonjë e hekurt. Por nuk është mbështetur nga deputetët e opozitës”, tha Korreshi.

Sa i përket seancës së sotme u shpreh se opozita u revoltua për mungesën e prezencës së Ramës.

“Revoltimi i opozitës ishte se kërkonim prezencën e Ramës. Çfarë duhet të ndodhë më që ato njerëz të përfshirë në dosjen e SPAK-ut. Pra nuk e di çfarë do të ndodhë më me këtë vend. Më skandali ishte se avokatët u qanë për GJKKO”, tha Korreshi.

Deputeti i opozitës u ndal edhe te zgjedhjet për kreun e PD duke thënë sërish se nuk mbështet as Sali Berishën, as Lulzim Bashën, as Enkelejd Alibeajn për postin e kreut të PD.

“Situata në të cilën ndodhet PD apo opozita, po të kishim qenë të gjithë bashkë nuk do e kishte kapur 14 maji qeveria. Kjo gjë shihej edhe sot në seancë se kërkonim vetëm respektim të rregullores dhe e ndërpreu disa herë. Kërkuam masa ndaj deputetëve që flasin si rrugaçe në parlament. Vetëm sa është hapur kapaku i pusetës. Të jeni të bindur se kjo qeveri duhet të bjerë poshtë.

Në mbledhje të Kryesisë kam deklaruar që jam për parti të madhe, gjithëpërfshirëse dhe fituese. Nuk jam për Sali Berishën apo Lulzim Bashën për kryetar të PD. S’jam as për Alibeajn. Shkaku që demokratët janë ndarë në 3 llogore është zënia midis tyre”, tha Korreshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.