🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Në gjurmët e Uliksit: harta e vitit 1655 nga fondi i Bibliotekës Kombëtare

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ruan në koleksionet e saj një hartë të rrallë të Mesdheut, të botuar në vitin 1655, e cila dëshmon mënyrën se si bota e shekullit XVII përpiqej t’i jepte një vend gjeografik rrëfimeve më të famshme të antikitetit.

Pikërisht në një kohë kur “Odisea” e Homerit rikthehet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare falë adaptimit të ri kinematografik të regjisorit Christopher Nolan, kjo hartë na kujton se udhëtimi i Odiseut ka qenë objekt kërkimi, studimi dhe imagjinate për shekuj me radhë.

Në hartën e vitit 1655, brigjet e Evropës dhe të Azisë së Vogël shpalosen përballë njëra-tjetrës, ndërsa mes emërtimeve gjeografike dallohen Troja dhe Itaka (Val Compare). Këto toponime pasqyrojnë përpjekjet e hartografëve të kohës për të lidhur mitin me hapësirën reale, në një epokë kur kufijtë mes historisë, letërsisë dhe imagjinatës ishin shpesh të ndërthurur.

Ky Mesdhe është edhe skena ku, sipas traditës homerike, zhvillohet udhëtimi legjendar i Odiseut. Në këto ujëra vendosen Sirenat me këngët e tyre joshëse, shpella e Ciklopit Polifem, ishulli i Kalipsos dhe vende të tjera ku perënditë, heronjtë dhe krijesat mitologjike bashkëjetojnë në të njëjtin univers rrëfimtar.

Edhe sot, studiuesit vijojnë të debatojnë nëse përshkrimet gjeografike të Homerit përkojnë me vende reale apo i përkasin kryesisht botës së mitit. Megjithatë, kjo pasiguri nuk e zvogëlon fuqinë e rrëfimit. Përkundrazi, ajo vazhdon të ushqejë kërshërinë e studiuesve dhe të lexuesve, duke e bërë Mesdheun një hapësirë ku historia, kujtesa dhe legjenda ndërthuren në mënyrë të pandashme.

Harta e vitit 1655, pjesë e koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, mbetet një dëshmi e çmuar e mënyrës se si kultura evropiane ka interpretuar botën homerike përgjatë shekujve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.