🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.30 ▲1.4%
ARI 4,048 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.35% ETH $2,354 ▲ +1.88% XRP $1.3277 ▲ +2.23% SOL $101.9500 ▲ +2%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.30 ▲1.4 % ARI 4,048 ▼0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.30 ▲1.4 % ARI 4,048 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Prek Cali, udhëheqësi i malësorëve të Kelmendit dhe Martiri i Demokracisë

Më 29 korrik 1878, në Malin e Jushit në Shkodër, lindi Prek Cali, veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare dhe udhëheqës i malësorëve të Kelmendit.

Ai u dallua në luftërat kundër Perandorisë Osmane gjatë viteve 1908–1912 dhe në vitin 1914 mbështeti forcat që përkrahnin qeverinë e Princ Vidit. Një rol të rëndësishëm luajti edhe në Luftën e Koplikut më 1920, ku mori pjesë në përpjekjet e forcave shqiptare për zmbrapsjen e trupave pushtuese.

Gjatë Revolucionit të Qershorit të vitit 1924, Prek Cali mbështeti Fan Nolin. Si udhëheqës i luftëtarëve të Kelmendit, hyri në Tiranë më 11 qershor për të ndihmuar forcat e Nolit të merrnin kontrollin e qytetit. Pas rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet, si kundërshtar politik i tij, Prek Cali u internua për tre vjet në Gjirokastër.

Pas shpalljes së monarkisë në vitin 1928, Ahmet Zogu synoi të forconte kontrollin e shtetit në zonat kufitare të veriut. Duke vlerësuar rëndësinë strategjike të Kelmendit, si dhe përvojën ushtarake e autoritetin e Prek Calit në atë zonë, ai e rehabilitoi, e gradoi kapiten dhe e ngarkoi me ruajtjen e kufijve të Kelmendit.

Në janar të vitit 1945, Prek Cali organizoi Kuvendin e Brojës, i cili synonte bashkërendimin e rezistencës antikomuniste. Ai udhëhoqi edhe Kryengritjen e Kelmendit më 12–13 janar 1945. Pas dështimit të saj, u arrestua nga forcat komuniste, u gjykua dhe u pushkatua më 25 mars 1945 në Shkodër.

Më 25 qershor 1993, Presidenti i Republikës i akordoi medaljen “Martir i Demokracisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.