🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Nis rehabilitimi i parkut pranë Bibliotekës së Beratit

Një tjetër hapësirë publike në qytetin e Beratit do t’i nënshtrohet rikualifikimit, në kuadër të investimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe krijimin e ambienteve më cilësore për qytetarët.

Punimet kanë nisur në parkun pranë Bibliotekës së qytetit, një nga zonat më të frekuentuara në Berat.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Ceca tha se “projekti parashikon rehabilitimin e plotë të parkut përmes vendosjes së ndriçimit publik, instalimit të stolave dhe koshave urbanë, si edhe shtrimit me pllaka guri të zonave të amortizuara, duke e bërë hapësirën më funksionale, të sigurt dhe të aksesueshme për banorët e të gjitha moshave”.

“Projekti financohet nga Programi ”Granti i bazuar në performancë” në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë Shqiptare, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), të cilat mbështesin forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitetet tona”, tha Ceca.

Rehabilitimi i parkut pranë Bibliotekës së Qytetit pritet të krijojë një mjedis më tërheqës duke kontribuar njëkohësisht në përmirësimin e imazhit urban të Beratit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.