🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

113 vjet prej njohjes së shtetit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha

Më 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër njohu “de jure” shtetin e pavarur shqiptar.

Konferenca vendosi njohjen e Shqipërisë si shtet sovran dhe autonom nën garancinë e Fuqive të Mëdha, vendim i cili përcaktoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe hodhi bazat e organizimit të shtetit të ri shqiptar. Njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar me këtë shtrirje territoriale përbënte njëkohësisht një padrejtësi për një pjesë të madhe të shqiptarëve në Ballkan, të cilët mbetën jashtë shtetit shqiptar.

Shumë treva me popullsi shqiptare iu dhanë vendeve fqinje si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, përfshi këtu territore si Kosova, pjesë të trojeve shqiptare në Maqedoni, disa zona të Malësisë së Veriut dhe Çamëria. Gjithashtu, administrimi i shtetit dhe organizimi i institucioneve të tij u vendosën nën mbikëqyrje ndërkombëtare, duke kufizuar pavarësinë e plotë të qeverisë shqiptare.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912–1913) ishte një takim diplomatik i Fuqive të Mëdha të Evropës, i zhvilluar pas Luftërave Ballkanike për të zgjidhur çështjet territoriale dhe politike në Ballkan, përfshirë edhe fatin e Shqipërisë së saposhpallur të pavarur. Ajo u drejtua nga ministri i Jashtëm britanik Edward Grey dhe në të morën pjesë përfaqësues të Britanisë së Madhe, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Rusisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.