Kosova

Në Katedralen Nënë Tereza, meshë në nderim të Presidentit historik Rugova dhe Imzot Sopit

Në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, është mbajtur mbrëmë meshë në nderim të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe Imzot Mark Sopit, në 10 vjetorin e kalimit të tyre në amshim.

“Disa muaj para se të kalonin në shtëpinë e Atit tonë qiellor, që të jetonin në amshim, e kurorëzuan veprën e tyre mbi tokë, duke bekuar gurin e këndit të kësaj Katedraleje”, kujtoi Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë meshës, ai përkujtoi veprat e mëdha të dy personaliteteve të shquara të Kosovës, njëri i Shtetit e tjetri i Kishës, duke bërë thirrje që të ndiqet rruga e trasuar nga ta dhe që të realizohen amanetet e tyre.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë të vendit e të pranisë ndërkombëtare, morën pjesë në meshë dhe, po ashtu, vizituan ekspozitën e hapur në ambientet e Katedrales në nderim të dy korifejve të kombit, Presidentit historik Rugova dhe ish-Ipeshkvit të Ipeshkvise se Kosoves, Imzot Sopit. Ekspozita do jetë e hapur deri në 22 janar.Ekspozite-Katedrale-Prishtine-1

Guri themeltar i Katedrales Nënë Tereza është vënë më 26 gusht 2005 në oborrin e ish-gjimnazit “Xhevdet Doda” në qendër të kryeqytetit, Prishtinës, nga Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Kardinali i Katedrales së Uashingtonit, Teodor Mekarik (McCarrick).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button