☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,072 ▼ -0.24% ETH $2,139 ▲ +1.6% XRP $1.3476 ▲ +0.52% SOL $81.1700 ▼ -2.42%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nënshkruhet marrëveshja e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës/ Gjonaj: Ngjarje historike

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Në Pallatin e Brigadave, Tiranë u nënshkrua sot marrëveshja e ekstradimit, që shënon një hap të ri në historinë e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në fushën e bashkëpunimit gjyqësor.

Kjo marrëveshje u nënshkrua mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se marrëveshja e re e ekstradimit është rezultat i një pune të gjatë të grupeve negociatore dypalëshe. Me marrëveshjen e re zgjerohet kategoria e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsion etj.

Marrëveshja zëvendëson Traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.