Politika

Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës

Sot u nënshkrua kontrata për Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga konsorciumi pjesë e të cilit është edhe Behgjet Pacolli. Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë turke Yda Group. Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur më 5 mars fituese nga qeveroa shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

Balluku: Do jetë i kategorisë 4 E , pra më e larta dhe me i miri në vend. Do kemi sektorin e mirëmbajtjes së avionëve dhe kargove, të parën nuk e kemi në Shqipëri dhe do nxisë zhvillimin në vend. Ngritja e e akademisë se aviacionit civil do jetë një hap tjetër që do marrim. Kështu që aeroporti i Vlorës, me pistën mbi 3km, dhe me kargon do shënojë një hap të ri në aviacionin shqiptar. Aeroporti i Vlorës është dizenjuar si porta kapëse dhe hyrëse në bregdetin shqiptar. Do hapë mundësi shumë të mëdha investimesh në sektorin turistik. Punimet do nisin brenda 14 muajsh, është një aeroport që do ngrihet sipas të gjitha kritereve europiane si dhe do ketë dhe një studim arkeologjik, pastaj 8 muaj do jenë në dispozicion për krijimeve të veçantë dhe bërjen e masterplanit. Këto janë afatet maksimale të ligjit, por ne do mundohemi ta mbyllim sa më shpejt. Në fazën e parë që përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve, faza e dytë e saj përfundon pas vitit të 4 të operimeve. Aeroporti i Vlorës do ketë jo vetëm injektimin direkt 100 mln euro në ekonomi, por dhe indirekte, në punësim etj.

Pacolli: Kam nderin sot, që jam si pjesë direkte e kësaj vepre, e këtij konsorciumi, kjo kontratë ka rëndësinë vetë se ndodh pas shumë kohe, dhe dëshirë që dhe unë kam pasur që ta bëjë këtu.  Vlora është një rast jashtëzakonisht i mirë, për mua dhe partnerët e mi. E falenderoj Ramën që me kujdes ka përcjellë punët që kompania ka bërë dhe sigurisht nuk është e rastit që kjo të besohet kompanisë sime. Do të jemi krenar me këtë vepër që do bëjmë, në vendin ku më rëndon koka, që këtë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar për një Shqipëri europiane. ne do ia dalim, dhe nuk mbete asgjë tjetër veçse të nisim punën.

Rama: Më besoni që ky për mua është moment shumë i rëndësishëm se vaksina, se më jep mundësinë të buzëqesh pas një përpjekje të gjatë më pengesa të shumta, sa Belinda e di që në moment të caktuar i thashë ka një mallkim, dikush e ka mallkuar këtë projekt , se sa zgjidhnim një gjë, dilte një gjë tjetër, një histori për tu bërë libër, qysh në fillim kur nisëm një negociatë me konsorciumin që bëri aeroportin e Stambollit, por në fund kush bën biznes nuk do me dit se sa i madh është volumi i tij, por do të dijë fitimin dhe ne konkluduam që oferta e tyre s’ishte e përshtatshme.

Më pas përgatitem për të dalë në një garë të hapur ndërkombëtar dhe patëm shumë interes nga kompani të njohura, ishim shumë të bindur që do kishim një garë me shumë operatorë dhe do kishim një gjë të mirë, por kur gara ishte në proces ra virusi, dhe mbylli botën.
Dhe tashmë industria aeroportuale është më e goditura nga kjo gjë, dhe operatorët na çuan mesazh që të pezullohej gara, dhe ashtu u bë.
Dhe kështu mbetëm jashtë procesit, por gjërat ndodhin gjithmonë për një arsye.
Rastësia është shpata me të cilën domosdoshmëria çan rrugën, paska qenë thënë që një shqiptar special, të shpëtojë në të gjithë nga kjo dhe t’i japë Vlorës aeroportin e shumë dëshiruar. Me Bacën Behgjet jemi shumë miq, por nuk nxori rrugën e një telefonate me mua, që të më thoshte dua të merrem me këtë, por hyri në garë pa i thënë askujt asgjë dhe e fitoi atë me një konsorcium me të gjithë kapacitet.

Ajo që dua të them këtu pa lejen e tij, në të gjitha garat e bëra në Shqipëri, është konsorciumi që ka paraqitur financimin në bllok, pra që sot kontrata është 100 përqind i financuar, mua më vjen mirë, dhe kjo është personale, Baca e ka pasur ëndërr, fiksim për të bërë në Shqipëri një vepër që të ketë emrin e tij.

Ai s’ka ardhur kurrë te unë apo të tjerët, e vetmja gjë gjë me Bacën kam biseduar dhe me atë mënyrën e tij që i mban gjërat brenda, ka thënë si s’mu dha mundësia të bëja në gjë në Shqipëri. E ka pasur tentuar njëherë me hotel Dajtin, dhe me siguri nëse do ishte pritur më mirë atëherë dhe nëse do e kishte kthyer ashtu siç e donte do kishte qenë një dallëndyshe e parë për turizmin në vend.

E humbi motivin për të kërkuar për të bërë një gjë dhe gjërat erdhën në këtë mënyrë dhe është vendi i duhur me njeriun e duhur për të bërë diçka fantastike për vendin dhe për të bërë një gjë që të ëndërrojë dhe ëndrrën e tij, si një patriot i madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button