“Nëse s’nënshkruan, të djegin makinën”
Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë se është detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi, pasi më 5 nëntor, në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, është vendosur që pjesëtarët e komunitetit serb të dorëhiqen në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.
Si shkak është theksuar “shkelja e të drejtave të serbëve” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjegjësisht është kërkuar që të anulohet e automjeteve me targat e lëshuara nga Serbia dhe që kanë akronimet e qyteteve në Kosovë, si dhe të formohet i komunave me shumicë serbe.
“Askush nuk ka asnjë plan se si të rregullohet kjo. Vetëm thanë ‘ejani nënshkruani dorëheqjet’, të cilat ne u desh t’i firmosnim. Pavarësisht se ata thonë se kjo ka qenë vullnetarisht, nuk ka qenë fare vullnetarisht”, dëshmon punonjësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila pranoi të flasë vetëm në kushte anonimiteti. Identiteti i saj është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë (REL).
Gjyqësori është integruar në sistemin e Kosovës në vitin 2017, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e
Megjithatë, më 7 nëntor, gjyqtarët dhe punonjësit administrativë serbë u dorëhoqën zyrtarisht nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
“Ata të gjithë thonë ‘nuk e ke me detyrim’, por ti e di se detyrohesh. Nëse nuk nënshkruan, do të t’i vënë zjarrin makinës ose mund të të bëjnë çdo gjë”, thotë e intervistuara nga REL-i.
Policia e Kosovës, në dy muajt e fundit ka regjistruar pesë raste të djegies së pronës së personave, të cilët kanë vendosur të zëvendësojnë targat KM (Mitrovicë e Kosovës) me targa RKS (Republika e Kosovës), gjë të cilën autoritetet e Kosovës e karakterizojnë si “kanosje”. E fundit ka ndodhur më 8 nëntor në Zveçan.
Çka pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet në veri?
“Mezi presim të kthehemi”
Një punëtore tjetër në një institucion të Kosovës në veri, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaron se nuk e ka braktisur me vullnet vendin e punës. Identiteti i saj është i njohur për REL-in, por nuk bëhet i ditur, sepse edhe ajo ka insistuar që të mbetet anonime.
Ajo thotë se “të gjithë i luten Zotit që situata të rregullohet dhe të kthehen në punë”.
“A thua a ka njeri që mendon ndryshe”, pyet ajo.
Të njëjtën gjë dëshmon edhe një punonjës i njërës prej komunave veriore. Ai thekson se nuk guxojnë të flasin publikisht për “padrejtësinë” që u është bërë.
“Për këtë vetëm pëshpëritet. Në kafene pëshpëritet për këtë dhe nuk mund të flasësh diku publikisht për këtë gjë… vetëm me dikë që e njeh dhe që sigurohesh që askush mos të të shohë”, thotë ai.
Krahas punonjësve të Gjyqësorit, dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, punëtorë komunalë dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
‘Ndarja emocionale’
Juristi Marko Jakshiq, i cili deri më 7 nëntor ishte punonjës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i tha Radios Evropa e Lirë se dorëheqja nga puna ishte shumë emocionale dhe se të gjithë në atë institucion gjyqësor kanë bashkëpunuar, pavarësisht përkatësisë etnike.
“Së bashku e ndërtuam atë gjykatë për të mirën e të gjithë qytetarëve të këtij rajoni, shqiptarëve, serbëve, por edhe të gjithë të tjerëve”, tha ai dhe shtoi se “vendimet e gabuara” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “sollën deri aty që njerëzit të qajnë me lot si shiu, pa marrë parasysh se cilës përkatësi etnike i takojnë”.
Ai theksoi se punonjësit e gjykatës do të mbeten miq mes vete, pavarësisht situatës politike.
“Ata nuk janë grindur me njëri-tjetrin, por janë ata që ishin të premten – kolegë dhe miq. Të tillë do të mbeten”, tha Jakshiq dhe shtoi se beson që nuk do të mbeten pa të ardhura.
Nga paga prej 500 eurosh në 160 euro ndihma nga Beogradi
Të gjithë bashkëbiseduesit e REL-it janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre, pasi nuk e dinë se si do të mbijetojnë pa paga.
…ne që nuk duam t’i braktisim ato institucione (të Kosovës), do të jemi një lloj tradhtarësh”.
Ata theksojnë se të gjithë kanë kredi ndërsa nuk e dinë si do t’i kthejnë.
Punonjësi i komunës thotë se edhe gruaja e tij ka punuar në një nga institucionet e Kosovës, kështu që ata dhe dy fëmijët e tyre të mitur kanë mbetur pa të ardhura.
“Ajo që ndodh është se ne që nuk duam t’i braktisim ato institucione (të Kosovës), do të jemi një lloj tradhtarësh. Kjo është turp”, thotë bashkëbiseduesi, i cili gjithashtu këmbëngul të mbetet anonim.
‘Të gjithë kanë nga dy kredi’
Punonjësja nga sistemi gjyqësor, megjithatë zbulon se Beogradi zyrtar u ka siguruar një pagë të përkohshme prej 20 mijë dinarësh, që është rreth 160 euro.
“Thjesht, nuk mund të jetosh dhe as të mbijetosh me to. Unë kam një kredi mbi 6000 euro dhe nuk e di se si do ta kthej tani. Është vërtet e tmerrshme”, vazhdon ajo.
Paga mesatare e këtyre punëtorëve brenda sistemit të Kosovës është rreth 500 euro.
Beogradi zyrtar ka mbështetur daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë, më 7 nëntor, se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetje, por nuk ka specifikuar se çfarë mbështetje konkrete do të ofrojë.
Vuçiq: Serbët në Kosovë nuk do të mbesin pa mbështetjen e Serbisë
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me kërkesën për të komentuar dëshmitë e disa punëtorëve, se ata nuk janë dorëhequr vullnetarisht nga institucioni dhe nëse do të kompensohen për dëmet materiale. Por, përgjigja nuk ka arritur deri në publikimin e këtij teksti.
REL-i u përpoq të kontaktonte Listën Serbe, por pa sukses.
Nga ana tjetër, një nga bashkëbisedueset e REL-it thotë se Serbia, më 7 nëntor, u ka kërkuar që të deklarojnë se sa janë të ardhurat e tyre në sistemin e Kosovës dhe sa është kësti i kredisë.
“Të gjithë me nga dy kredi. Besoni, të gjithëve na vjen të qajmë”, thotë ajo.
Zyrtarët e Listës Serbe nuk kanë mbetur pa paga
Për situatën e re të krijuar, bashkëbiseduesit fajësojnë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve nga radhët e Listës Serbe, ndërkaq disa prej tyre theksojnë se “ata e kanë të lehtë të heqin dorë nga një pagë kur i kanë disa të tjera”.
Zyrtarët e lartë të Listës Serbe po ashtu kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, por nuk kanë mbetur pa paga mujore, sepse kanë të paktën edhe nga një pagë nga buxheti i Serbisë.
Lista Serbe është partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila u formua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit dhe që atëherë merr pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës, në nivel qendror dhe lokal.
Për shembull, në mars të vitit 2022, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i raportoi Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës të ardhura prej rreth 1.100 euro, në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Po ashtu, nga buxheti i Serbisë merr edhe 800 euro të tjera, për pozitën e drejtorit të Ndërmarrjes komunale publike “Standard” në Mitrovicën e Veriut, si dhe për “angazhim” në Shkollën e Lartë Ekonomike për studime profesionale.
Është edhe Igor Simiq, nënkryetari i Listës Serbe, i cili deri më tani ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, për të cilin post merrte rreth 1.800 euro në muaj.
Ndërkaq, në sistemin serb, ai shërben edhe si kryetar i drejtorisë në Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore, si dhe është asistent në Fakultetin Ekonomik në Mitrovicën e Veriut. Për këto dy funksione ai merr një pagë rreth 1.500 euro.
Si u dorëhoqën serbët nga institucionet?
Dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës ndodhi pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak se ai refuzoi zbatimin e vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e veturave.
Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Bëhet fjalë kryesisht për targat KM (Mitrovica e Kosovës) dhe plani është që ato të konvertohen në targa RKS, përmes tri fazave.
Në fazën e parë, drejtuesve të automjeteve u shqiptohen qortimet, në të dytën ata gjobiten me 150 euro dhe në të tretën, u jepen targa provuese.
Nga prilli i vitit të ardhshëm, në përdorim duhet të jenë vetëm targat RKS (Republika e Kosovës).
Albin Kurti, ka thënë më 7 nëntor se pavarësisht ngjarjeve të fundit, puna e institucioneve në veri vazhdon. Ai theksoi se, ditëve të fundit, janë shtuar kërcënimet dhe përpjekjet e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, për të destabilizuar situatën në Kosovë dhe se po dërgohen “kërcënime për qytetarët tanë përmes mbjelljes së frikës dhe panikut”.
Kurti më herët u ka bërë thirrje serbëve që të mos i braktisin vendet e punës në institucionet e Kosovës, sepse në këtë mënyrë, sipas tij, dobësohen shërbimet dhe mbrojtja e qytetarëve.