“Netët e dramës shqipe” në Teatrin Kombëtar
Pas përfundimit të fazes së dytë të seleksionimit te veprave të paraqitura në Teatrin Kombëtar, për aktivitetin e quajtur “Netët e dramës shqipe”, komisioni i përbërë nga: aktori Ndricim Xhepa, aktorja Yllka Mujo, regjisori Spiro Duni, dhe aktori Dritan Borici, pasi morën në shqyrtim 44 veprat e paraqitura, bëri me dije se ata bënë një përzgjedhje të atyre veprave, që sipas tyre u konsideruan me një interes prioritar për tu ngjitur në skenën e TK-së gjatë një sezoni artistik. Për nëntëveprat e mëposhtme, Teatri Kombetar organizon leximin publik, i cili si fazë e tretë, do të përzgjedhë midis tyre dy-tre veprat më të mira.
Veprat të cilat leximi publik u mundesohet nga TK-ja, do të jenë:
1. – Arta Arifi me veprën “Gruaja në Dritare”
2. – Stefan Capaliku me veprën “Provat e një vdekje të paralajmeruar”
3. – Ferdinand Hysi me veprën “Misteri i Trekendëshit të Bermudës”
4. – Vangjel Kozma me veprën “Horoskopi Babilonas”
5. Mihal Luarasi me veprën “Kolltuku Magjik”
6. – Pirro Mani me veprën ”Grindje me Vetveten”
7. – Odise Plaku me veprën “Shtepia e Re”
8.- Ruzhdi Pulaha me veprën “Koha Fajtore”
9.- Mustafa Tukaj m veprën “Të Ftuarit”
Komisioni i leximit diskutoi gjithashtu me interes të veçantë vlerat e veprave të mëposhtme, të cilat Teatrit i duken me një rëndesi prioritare të rangut të dytë, ndaj nuk ju a mundëson organizimin e plotë të leximit publik. Nëse autorët e këtyre pjesëve arrijnë të organizojnë vullnetarisht leximin publik të pjesëve të tyre, TK i mirëpret në “Netët e leximit të dramës shqipe”, dhe i mbështet me ambientet e përshtatshme për lehtësimin e leximit.
1. -Doruntina Basha me veprën “Gishti i Prerë”
2. -Romeo Collaku m veprën “Plaga e Vetme e Gjergj Elez Alisë”
3. –Saimir Gongo me vprën “Shtëpia pa Dritare”
4. -Bashkim Kozeli m veprën “Vajza e Gjeneralit”
5. – Gazmend Krasniqi me veprën “Koncerti”
6. – Naun Shundi me veprën “Misto”
Një inkurajim të veçantë komisioni i leximit ja drejton autorëve Doruntina Basha për veprën “Gishti i prerë” dhe Gazmend Krasniqit për veprën “Koncerti”. Këto pjesë, me një numër të kufizuar personazhesh (2) do të ishin momentalisht jashtë prioriteteve të politikës sonë të programimit por TK, duke promovuar cilësinë e tyre, ju a këshillon projekteve private si dhe teatrove të tjerë, dhe angazhohet të bashkpunojë për to duke i mbeshtetur, brënda mundësive, me të gjitha mjetet.
Ndërkohë që ditën e martë, pra dt 15/07/2014 ora 19:00,do të fillojë edhe leximi i dramave në kuadrin e aktivitetit “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”, si faza e trete e këtij proçesi
Vepra e parë do të jetë drama “Te Ftuarit” nga dramaturgu Mustafa Tukaj. Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundesua nga aktori Dritan Borici
Në role do të lexojnë aktorët: Mehdi Malkaj, Bujar Asqeriu, Eva Alikaj, Anila Bisha, Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli, Gert Ferra, Genti Deçka, Neritan Liçaj.
Klajdi Musabelliu