Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,567 ▼0.6%
DOW 45,917 ▼0.23%
NASDAQ 21,866 ▼1.02%
NAFTA 95.38 ▼0.18%
ARI 4,657 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,923 ▲ +0.16% ETH $2,129 ▼ -0.29% XRP $1.4404 ▼ -0.55% SOL $88.9900 ▲ +0.74%
S&P 500 6,567 ▼0.6 % DOW 45,917 ▼0.23 % NASDAQ 21,866 ▼1.02 % NAFTA 95.38 ▼0.18 % ARI 4,657 ▲1.11 % S&P 500 6,567 ▼0.6 % DOW 45,917 ▼0.23 % NASDAQ 21,866 ▼1.02 % NAFTA 95.38 ▼0.18 % ARI 4,657 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot, 20 mars, një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, ku u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi bisedën si produktive, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe turizmi.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve madhore rajonale që synojnë rritjen e ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike, përfshirë Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe zgjerimin e tij përmes Gazsjellësi Joniano-Adriatik (IAP), si dhe Iniciativa e Tre Deteve.

Dy ministrat diskutuan edhe mbi çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar rolin e përbashkët si aleatë në NATO për garantimin e paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes kolektive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.