🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,688 ▼ -0.05% ETH $2,408 ▼ -1.08% XRP $1.2918 ▼ -1.25% SOL $103.2700 ▼ -1.69%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Nga idetë në veprim, ministry Hoxha thekson rëndësinë e ekspertizës kërkimore në marrëdhëniet ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka vlerësuar rolin kritik që luajnë qendrat e mendimit (think tanks) në formësimin e politikave të jashtme dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit, kryediplomati shqiptar mori pjesë edhe në një darkë informale me Fondacionin Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP), aktivitet i bashkëorganizuar me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Në një reflektim mbi bashkëpunimin mes diplomacisë zyrtare dhe kërkimit akademik, Ministri Hoxha nënvizoi se këto dy sfera takohen natyrshëm në pikën e analizës së thelluar dhe vizionit strategjik.

Sipas ministrit Hoxha, qendrat e mendimit ofrojnë një platformë të domosdoshme për ide inovative dhe ekspertizë të pavarur.

“Ndërsa ‘think tanks’ ofrojnë ekspertizë dhe ide që ndihmojnë në formësimin e politikave, diplomacia i shndërron këto ide në veprim konkret dhe në marrëdhënie ndërkombëtare funksionale”, u shpreh Hoxha përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Mbrëmja diplomatike në Delfi shërbeu si një forum shkëmbimi mes analistëve, akademikëve dhe diplomatëve, ku fokusi kryesor ishin zhvillimet rajonale në Ballkan, sfidat e kontinentit evropian dhe forcimi i lidhjes transatlantike.

Mbështetja për zgjerimin e Bashkimit Evropian

Një vlerësim i veçantë u dha për fondacionin ELIAMEP, i cili njihet për kontributin e tij në debatin evropian dhe mbështetjen e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu, shtylla mbi të cilën mbështetet diplomacia, mbetet një instrument kyç për forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”, nënvizoi Ministri, duke e cilësuar këtë dialog si jetik për realizimin e perspektivës evropiane të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.