Nga sulmi në tru te paraliza cerebrale – Si ndihmon në neurorehabilitim përdorimi i terapisë moderne robotike?
Në klinikën tonë „FizioS Plus“, përmes programeve individuale për të rritur dhe fëmijë, përfshihen sistemet robotike që kanë për qëllim t’i orientojnë lëvizjet terapeutike drejt përmirësimit të aftësive motorike dhe pavarësisë më të madhe të pacientëve.
„Teknologjia vetvetiu nuk është e mjaftueshme. Ajo është një mjet që duhet të zgjidhet, orientohet dhe aplikohet me kujdes. Dëmtimet neurologjike rrallëherë kanë një ecuri të njëjtë. Tek një person pas sulmit në tru mund të mbizotërojë dobësia e këmbës dhe paqëndrueshmëria gjatë ecjes, tek një tjetër problemi më i madh mund të jetë përdorimi i kufizuar i dorës, ndërsa tek një i tretë mund të jenë të pranishme edhe vështirësi me të folurit, vëmendjen apo motivimin. Së këndejmi, diagnoza është vetëm një pikë nisjeje, e jo një plan i gatshëm terapeutik“.
telegrafi.com
Sipas Dr. Pavlina Budiq – specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit: Fillimi me kohë dhe sa më i shpejtë i procesit të neurorehabilitimit është veçanërisht i rëndësishëm pas sulmit në tru, ndërhyrjes kirurgjikale apo lëndimit të shtyllës kurrizore, pasi gjendja shëndetësore të jetë stabilizuar dhe ekipi mjekësor të japë vlerësimin se pacienti mund të fillojë programin e neurorehabilitimit robotik.
Për terapinë e gjymtyrëve të poshtme në „FizioS Plus“ përdoret rehabilitimi robotik më bashkëkohor me Lexo, një sistem robotik i specializuar për stërvitjen e ecjes. Sistemi mundëson ushtrime të kontrolluara dhe të përsëritura sipas skemës së duhur të lëvizjes, ku intensiteti dhe niveli i mbështetjes përshtaten me mundësitë funksionale të pacientit. Tek disa pacientë në fazën fillestare nevojitet ndihmë më e madhe, ndërsa tek të tjerët stërvitja orientohet drejt korrigjimit të një pjese të caktuar të lëvizjes, përmirësimit të stabilitetit ose rritjes së qëndrueshmërisë. Programi ndryshon në përputhje me progresin e arritur.
„Përmes vlerësimit individual, terapisë së udhëhequr nga profesionistët dhe zbatimit të sistemeve robotike, duam t’u ndihmojmë atyre që kanë më së shumti nevojë që t’i riaktivizojnë funksionet e humbura. Procesi i neurorehabilitimit është një proces ekipor. Fiziatri bën vlerësimin mjekësor dhe funksional, fizioterapeuti zbaton programin dhe përcjell procesin, ndërsa sipas nevojës përfshihen edhe logopedi e profesionistë të tjerë. Pjesë e rëndësishme e procesit janë gjithashtu kontinuiteti, pjesëmarrja aktive e pacientit dhe mbështetja nga familja“, thotë Dr. Pavlina Budiq – specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.