☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,414 ▼ -0.71% ETH $2,490 ▼ -0.34% XRP $1.3998 ▼ -1.29% SOL $105.0000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Bota

Shkencëtarët zbulojnë fuqinë antibakteriale të verës së kuqe ndaj mikrobeve të gojës

– Një studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry” analizoi efektin antibakterial të verës së kuqe dhe të bardhë ndaj disa baktereve të gojës, përfshirë “Streptococcus mutans”, bakter i lidhur me kariesin, si dhe “Streptococcus pyogenes”, i cili mund të shkaktojë faringjitin.

Studiuesit zbuluan aktivitetin antibakterial të të dyja verërave, në kushte laboratorike.

Studiuesit identifikuan disa acide organike, përfshirë acidin malik, laktik, tartarik, citrik dhe acetik, si kontribuues të mundshëm në aktivitetin antibakterial të verës.

Studime të tjera kanë testuar edhe verën e kuqe, në modele laboratorike të biofilmit oral, pra shtresës komplekse të baktereve që formohet në gojë.

Një studim i vitit 2014, zbuloi se vera e kuqe dhe vera e kuqe pa alkool kishin efekt antimikrobik ndaj disa baktereve të biofilmit oral, ndërsa disa ekstrakte të farave të rrushit shfaqën aktivitet ndaj disa mikroorganizmave të caktuara.

Një tjetër studim, të publikuar në vitin 2019, u zbulua se vera e kuqe dhe vera e kuqe pa alkool reduktonin gjallërinë e disa baktereve në një model laboratorik të biofilmit periodontal.

Megjithatë, autorët e përshkruan efektin si të moderuar dhe theksuan nevojën për kërkime të mëtejshme.

Po kariesi?

Këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm. Disa eksperimente kanë treguar se disa përbërës të verës, mund të pengojnë ngjitjen e “Streptococcus mutans” në sipërfaqet e dhëmbëve dhe formimin e biofilmit⁠.

Por, kjo nuk do të thotë se pirja e verës parandalon kariesin.

Përkundrazi, vera është një pije acidike dhe konsumimi i alkoolit nuk duhet të konsiderohet një alternativë ndaj higjienës orale.

Larja e dhëmbëve me pastë me fluor dhe kontrollet te dentisti mbeten masat kryesore për parandalimin e kariesit.

Po infeksionet e fytit?

Një studim i vitit 2007 tregoi efektin e verës ndaj “S. pyogenes” në laborator, por kjo nuk do të thotë se pirja e verës mund të shërojë një infeksion të fytit.

Madje, alkooli mund të irritojë mukozën e gojës dhe fytit dhe nuk rekomandohet si trajtim për dhimbjen apo infeksionet e fytit.

Një paradoks i rëndësishëm

Edhe pse disa studime tregojnë aktivitet antibakterial të verës në laborator, kjo nuk e bën verën një pije “të shëndetshme për gojën”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe IARC theksojnë se alkooli është kancerogjen dhe se konsumimi i alkoolit lidhet me rritjen e rrezikut për kancer të gojës, faringut dhe laringut, ndër të tjera.

Nuk ka një nivel konsumi të alkoolit që konsiderohet pa rrezik për kancerin.

Prandaj, shkenca mund të tregojë njëkohësisht se disa përbërës të verës, kanë aktivitet antibakterial në laborator, ndërsa konsumimi i alkoolit mund të ketë pasoja negative për shëndetin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.