☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,414 ▼ -0.71% ETH $2,490 ▼ -0.34% XRP $1.3998 ▼ -1.29% SOL $105.0000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Kullat e veriut drejt restaurimit dhe rijetësimit, brenda 2027 nisin investimet

Programi Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave po hyn në një fazë të re, me synimin që brenda vitit 2027 të kalohet nga evidentimi dhe projektimi në investime konkrete.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se programi po finalizohet në bashkëpunim me GIS dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe po zhvillohet në disa drejtime paralelisht.

“Po finalizojmë programin kombëtar për rijetëzimin e kullave të veriut së bashku me GIS dhe AsHK-në, me objektivin që brenda vitit 2027 të kalojmë nga faza e evidentimit dhe projektimit në investime konkrete për restaurim dhe rijetëzim”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, një nga drejtimet kryesore të punës është formalizimi i pronësisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

“”Deri tani janë trajtuar 697 raste në qarqet Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Kukës, me qëllim që kullat që do të përfshihen në program të kenë bazën e nevojshme juridike për trajtim dhe financim. Nga rastet e trajtuara, 180 kanë përfunduar me vendim ose janë pajisur me certifikatë pronësie, ndërsa 50 raste janë certifikuar më parë. Po ashtu, 73 raste janë në pritje të plotësimit të dokumentacionit, 175 raste rezultojnë ende pa aplikim, ndërsa 6 raste janë në proces afishimi”, theksoi Gonxhja.

Paralelisht, ka nisur edhe përgatitja teknike e ndërhyrjeve.

“Në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës të UPT-së janë hartuar 28 projekte konceptuale restaurimi, të cilat do të shërbejnë si modele për ndërhyrje konkrete”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se “hapi tjetër është përcaktimi i listës së objekteve prioritare, duke nisur me 64 kullat me status monument kulture, kullat në rrezik dhe ato për të cilat procesi i pronësisë ka përfunduar ose është pranë përfundimit”.

“Për këto objekte pritet të parashikohet mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, me fokus restaurimin e plotë dhe rijetëzimin e tyre”, tha Gonxhja.

Ai tha se “synimi është që, krahas restaurimit, kullave t’u japim një funksion konkret si bujtina, agroturizme, muze apo qendra mikpritjeje, pra edhe për vizitorë e turistë, në mënyrë që investimi të gjenerojë një aktivitet sa më të gjerë ekonomik për zonat”.

Ky programi synon kështu të ndërthurë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave të veriut, duke i kthyer kullat tradicionale në pika të reja të aktivitetit kulturor, turistik dhe ekonomik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.