Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,461 ▲ +1.34% ETH $2,054 ▲ +2.85% XRP $1.3493 ▲ +1.06% SOL $84.1200 ▲ +2.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ngacmimi seksual, lihet në burg drejtori i shkollës në Berat

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit, Yzedin Hajdaraj i cili është arrestuar pas kallëzimit që kanë bërë dy nxënëset e tij, të cilat pretendojnë se i ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij.

Në seancën e sotme në ngarkim të tij, drejtori ka mohuar akuzat. Në gjyq ai ka deklaruar se “nuk kam abuzuar me askënd. Nuk i kam ngacmuar, përkundrazi i kam ndihmuar”.

Ai mësohet se ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura duke i quajtur shpifje të ulëta. Në marrjen në pyetje, drejtori ka kujtuar se ka kaluar një jetë të tërë në sistemin arsimor duke shërbyer si mësues në shumë shkolla të rrethit të Beratit dhe kurrë nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj tij.

Drejtori, i cili jepte njëkohësisht edhe lëndën e gjeografisë, ka pohuar se gjatë karrierës së tij në arsim ka shërbyer me devotshmëri dhe ka qenë një shembull për brezat e rinj.

Dy nxënëse e vitit të dytë, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura, kishin shkuar në zyrën e drejtorit për një provim që nuk e kishin kryer dhe këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.