Nis fluturimi i parë direkt Romë–Prishtinë, Kosova dhe Italia më afër
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka bërë të ditur se sot më 8 shtator 2026 realizohet fluturimi i parë i linjës së re ajrore direkte ndërmjet Romës dhe Prishtinës.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se Roma dhe Prishtina tani janë edhe më afër.
“Romë – Prishtinë, tani edhe më afër
Sot, më 8 shtator 2026 realizohet fluturimi i parë i linjës së re ajrore direkte ndërmjet Romës dhe Prishtinës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë fton qytetarët dhe miqtë italianë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re për ta vizituar dhe njohur më afër Kosovën”, thuhet në postim. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.