Ekonomia

Nis Kongresi XX-të i Gjeoshkencës Ballkan-Karpate, mbi 500 shkencëtarë në Tiranë

GJOLOGJIA-Foto-Agim-Dobi-3-525x350Nisi sot në Tiranë, Kongresi XX-të i Gjeoshkencës Ballkan-Karpate, në të cilën marrin pjesë mbi 500 studjues nga e gjithë bota.Për tre ditë në këtë Kongres, që ka mbledhur emra të njohur shkencëtarësh botërorë dhe shqiptarë, do të diskutohen sfidat që shtron sot zhvillimi ekonomik botëror në mbrojtje të planetit, të rejat shkencore për të mirëpërdorur pasuritë e nëntokës, si mineralet, nafta, zhvillimet për mbrojtjen e tokës nga erozioni, etj.

Kongresin që organizohet nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Shoqata Gjeologjike e Ballkanit (CBGA), e përshëndeti ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, që vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë nga gjithë bota.

Gjiknuri theksoi ndër të tjera se gjeogjologjia shqiptare, zhvillimi i të cilës i ka nisjet e veta në vitet 20-të shekullit të kaluar nga inxhinerët austriakë, polakë, italianë, duke vijuar më tej me ata rusë, kinezë dhe që pas viteve 90-të solli shumë kompani të huaja perëndimore.GJOLOGJIA Foto Agim Dobi (4)

“Shërbim gjeologjik shqiptar ka merita të veçanta në përcaktimin e zonave mineral-mbajtëse dhe të naftës e gazit por dhe në kërkimin, zbulimin e pasurive të nëntokës së pasur shqiptare”, vlerësoi Gjiknuri. Sipas tij, gjeoshkenca i paraprin zhvillimit të të mirave materiale përmes industrive që lidhen me to. Përgjatë viteve, janë zbuluar 15 zona naftë dhe 6 gazmbajtës, mbi 500 vendburime mineralesh nga më të ndryshmet. Ministri theksoi rëndësinë që ka sot monitorimi i gjithë subjekteve që punojnë me këto vendburime, ku  ka ndodhur jo pak humbje jete nga moszbatimi i fortë i rregullave teknike.

”Qeveria ka përmirësuar ligjin minerar, i cili po diskutohet këto ditë në Kuvend, ku rëndësi merr forcimi i monitorimit të lejeve minerare, thjeshtimi i procedurave për zgjerimin e futjes së investimeve të huaja në minera, naftë dhe gaz”, tha ministri I MEI-t.

GJOLOGJIA Foto Agim Dobi (1)Duke prezantuar objektivat që qeveria ka për zhvillimin e sektorit energjëetik, Gjiknuri paraqiti një hartë të pritshme për investimet e huaja në zonat naftëmbajtëse për kërkim dhe shfrytëzim, si dhe për mineralet e ndryshme. “Gjithnjë e më tepër ka interes të rritur nga kompanitë e huaja të naftës, për vendin tonë. Shteti do të mundësojë një sërë investimesh, vetëm ndëpërmjet një gare transparente për të gjithë.“ , deklaroi ministri Gjiknuri, që bëri të ditur dhe auditimin e  kompanitë ekzistuese të naftës.

Kreu i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Viktor Doda vlerësoi rëndësinë e këtij Kongresi, jo vetëm për impaktin që kanë takime të tilla në nivel botëror shekncor të gjeoshkencës, por dhe njohjen e Shqipërisë, pasi mbi 500 studjues të huaj do të vizitojnë në mbyllje të Kongresit  zonat veriore dhe jugore të vendit në tri ditë udhëtimi, si një mudnësi për të njohur vendin tonë.GJOLOGJIA Foto Agim Dobi

Doda tha për ATSH, se “gjatë punimeve të kongresit, do të paraqiten sfidat e mëdha me të cilat përballet bota për nevoja për naftë, gaz, minerale, por dhe ato në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, ku dhe Shqipëria ka nisur të ndjejë pasojat nga një zhvillim I paplanifikuar urban”.

Gjatë dy ditëve në Kongres, do të referohen 500 tema shkencore, mes të cilave, 150 nga studjues dhe shkencëtarë shqiptarë me studime dhe referime shkencore mbi vlerat e pasurive nëntokësore të Shqipërisë, vend i njohur për ofiolitet me shumëllojshmëri të gjerë të depozitave të mineraleve krom, (Cr), bakër (Cu), nikel (Ni), etj. Gjithashtu do të paraqiten studimet nga fusha e rëndësishme e naftës dhe gazit, për të cilat interesi i kompanive të huaja është prezente me investime në Shqipëri./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button