Në një skenë të pazakontë, të vendosur në mjedis të hapur, në Sheshin Italia, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë sfiduar vitin që gjunjëzoi ekonominë dhe shëndetin e globit prej covid 19.
Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë.
Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit.
Drejtor i Fest 59 eshte Martin Leka dhe regjizor Pali Kuke, skenari Blendi Salaj i cili edhe do te drejtoje festivalin me aktoren e re Jonida Vokshi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.