Politika

Nishani dhe Veliaj “takohen” në gjykatë

Në gjykatën e Tiranës ka nisur sot procesi gjyqësor në bazë të padisë që presidenti Bujar Nishani ka bërë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.

Në seancën e parë ishin paraqitur vetëm avokatët e dy drejtueseve të institucioneve. Përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut Veliajt kërkuan kohë që të njihen me padinë dhe argumentet ku bazohet ajo.

Por edhe gjykata nga një kanal televiziv që ti vërë në dispozicion pamjet filmike ku shfaqet Veliaj duke akuzuar presidentin e Republikës sipas pretendimeve të ngritura edhe në kërkesë padinë që po shqyrtohet në gjykatën e shkallës së parë.

Presidenti Nishani dorëzoi pak javë më parë kryebashkiakun Veliaj, për deklaratat e këtij të fundit në emisionin “Opinion”, ku e akuzonte Kreun e Shtetit për vjedhje.

Padia e Nishanit është regjistruar nën akuzën “shkaktim dëmi” dhe vlera simbolike e padisë është 100 lekë. Arjana Liço është gjyqtarja që do të drejtojë seancat gjyqësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button