Politika

Nishani uron Trump për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria krah jush

Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar sot një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Në këtë mesazh kreu i shtetit shqiptar shkruan se Shqipëria do të jetë një partner besnik dhe aktiv krah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit dhe ruajtjen e paqes në Botë.

Kremtimi i 241-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik amerikan.

Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj, konstatoj me shumë kënaqësi se marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona janë forcuar e zgjeruar ndjeshëm e në mënyrë konstante.

Në themel të këtyre marrëdhënieve qëndron miqësia e fortë mes dy vendeve tona, si dhe roli e kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan, që i ka dhënë një përmbajtje shumë të veçantë këtyre marrëdhënieve”, shkruan Nishani.

“Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer e shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve, për më shumë se një shekull, si në krijimin dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë një partner besnik dhe aktiv krah Shteteve të Bashkuara, në të gjitha nismat e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes në botë. Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, e mbyll ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button