☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,772 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,575 ▲ +2.7% ETH $2,134 ▲ +4.69% XRP $1.3530 ▲ +2.91% SOL $83.2500 ▲ +3.11%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nisma e bashkisë së Tiranës, ulet me 50% përdorimi i qeseve plastike

Nismës së bashkisë për reduktimin e qeseve plastike i janë bashkuar edhe 10 markete të tjera.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët që blejnë në supermarketet që i janë bashkuar nismës së Bashkisë është ulur me 50 për qind, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet.

Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka filluar që të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Sipas marrëveshjes së mirëkuptimit midis Bashkisë së Tiranës me marketet, këto të fundit angazhohen që të marrin masat për të ulur deri në ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike në pikat e tyre të shitjes.

Për të nxitur qytetarët që të përdorin trastat dhe për t’i dekurajuar në përdorimin e qeseve, ato jepen nga marketet kundrejt një pagese prej 3 dhe 5 lekësh.

Në Tiranë përdoren çdo muaj 100 ton qese, duke shkaktuar në jo pak raste probleme me kanalizimet pas reshjeve të shiut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.