☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 85.22 ▲1.95%
ARI 4,106 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,660 ▼ -1.84% ETH $1,878 ▼ -2.28% XRP $1.0710 ▼ -1.07% SOL $73.4500 ▼ -1.06%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 85.22 ▲1.95 % ARI 4,106 ▼1.32 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 85.22 ▲1.95 % ARI 4,106 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kosova

Një person me pesë identitete, arrestohet i dyshuari në Prishtinë – del të jetë shtetas i Shqipërisë, i dënuar për vrasje

https://omg10.com/4/11463930

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, respektivisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), si dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar të zbatimit të ligjit, ka zhvilluar një operacion, i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas Prokurorisë rasti ka filluar më 17 qershor 2026, kur një person me inicialet B.K., është paraqitur në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) për të vazhduar dokumentet e identifikimit me të cilat ishte pajisur vite më parë.

“Gjatë procedurave të verifikimit, zyrtarët kompetentë kanë konstatuar se identiteti i paraqitur i përkiste një personi të ndjerë prej shumë vitesh, duke ngritur dyshime se identiteti ishte keqpërdorur. Pas ndërmarrjes së veprimeve të para hetimore, i dyshuari është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij. Ai ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos u deklaruar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa më pas Gjykata kompetente ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me qëllim të verifikimit të identitetit të tij të vërtetë, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë iniciuar bashkëpunim të menjëhershëm policor ndërkombëtar përmes Interpolit dhe Europolit, duke shpërndarë të dhënat e tij, përfshirë edhe gjurmët e gishtërinjve.

Ndërkaq, nga informacionet e pranuara përmes kanaleve zyrtare të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Gjermanisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Shqipërisë, Hungarisë dhe shteteve të tjera partnere, është konfirmuar se i dyshuari ka përdorur pesë identitete të ndryshme, kryesisht të lidhura me Greqinë, Shqipërinë dhe Kosovën, me të cilat kishte vepruar dhe lëvizur në disa shtete evropiane.

“Si rezultat i hetimeve të mëtejshme dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Gjermanisë dhe Shqipërisë, është bërë i mundur identifikimi i identitetit të tij autentik. Është konfirmuar se personi i ndaluar është shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet E.K., i cili figuronte në sistemet ndërkombëtare të kërkimit me njoftim të kuq (‘’Red Notice’’) të Interpolit”, thuhet tutje.

Autoritetet e Republikës së Shqipërisë kanë konfirmuar identitetin e tij dhe kanë njoftuar se ai është i dënuar me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim për veprat penale “Vrasje” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit, forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendor dhe ndërkombëtarë, si dhe sjelljen para drejtësisë të çdo personi që bie ndesh me ligjin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.