🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,462 ▲0.33%
DOW 52,310 ▲0.2%
NASDAQ 25,307 ▲0.73%
NAFTA 85.39 ▲2.15%
ARI 4,098 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,592 ▼ -1.73% ETH $1,879 ▼ -2.02% XRP $1.0699 ▼ -1.01% SOL $73.5200 ▼ -0.89%
S&P 500 7,462 ▲0.33 % DOW 52,310 ▲0.2 % NASDAQ 25,307 ▲0.73 % NAFTA 85.39 ▲2.15 % ARI 4,098 ▼1.5 % S&P 500 7,462 ▲0.33 % DOW 52,310 ▲0.2 % NASDAQ 25,307 ▲0.73 % NAFTA 85.39 ▲2.15 % ARI 4,098 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Tahiri: Mos të bëhen lojëra, stërzgjatja e konstituimit e konfirmon qëllimin për zgjedhje

https://omg10.com/4/11463930

Aleanca e Kosovës ka ngritur dy çështje kryesore në takimin konsultativ për formimin e institucioneve që u mbajt sot në Kuvendin e Kosovës, me ftesë të kryetares Albulena Haxhiu.

Nevoja për konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe sqarimi i afateve kushtetuese për përmbylljen e procesit, janë dy kërkesat e këtij subjekti politik, tha përfaqësuesi i Aleancës, Besnik Tahiri.

Siç tha ai, është e pakuptimtë që, për muaj të tërë përgjegjësia për moskonstituimin e institucioneve i është adresuar opozitës, ndërsa tashmë kanë kaluar katër javë nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe ende nuk është konstituuar Kuvendi.

“Është plotësisht e pakuptueshme për ne, qysh ka mundësi për katër muaj ditë sa kemi ndejtë në Kuvend, gishti i është adresu opozitës për moskonstituim të institucioneve. Ndërsa rezultatet zgjedhore janë konstituu tash e katër javë dhe ende nuk ka konstituim, respektivisht data e seancës është caktu me 6 gusht, një ditë para përfundimit të afatit kohor që duhet të ketë një seancë brenda 30 ditëve. Çështja e dytë që e kam ngrit, si shqetësim që kërkon interpretim, ka të bëjë se kur do të konstituohet Kuvendi dhe kur do të konstituohen institucionet. Kuvendi i Kosovës nuk duhet të bëjë lojna, dhe ta shtyjë konstituimin e vet më larg se me datën 7 gusht”, deklaroi Tahiri pas takimit konsultativ me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu.

Ai shtoi se çdo interpretim që do ta zgjaste afatin edhe për një muaj tjetër vetëm sa do ta dëmtonte vendin dhe do të konfirmonte se zvarritja e procesit ka motive zgjedhore.

Duke folur për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në për formim të institucioneve, Tahiri tha se nëse nuk merren parasysh gjashtë kërkesat e tyre ata nuk votojnë, derisa theksoi se kërkesat janë pa marrë hise në qeveri.

“Absolutisht, në qoftë se nuk merren parasysh qëndrimet tona, kërkesat tona legjitime, absolutisht ne nuk bëhemi vegël se s’jemi vegël. Ne tash u bëmë parti e respektueshme. Nga çdo parti e respektueshme, prej një partie e cila nuk u ftoi në këtë takim, u bë e respektueshme. Për arsye se ne kemi qartësi në kursin tonë politik. Është i qartë, është i drejtë, është për Kosovën, jo për partinë. E jo për pozitat, e jo për presidentin, jo për kryeministrin, jo për kryeparlamentarin. Është për këtë Kosovë. Qoftë se nuk e përfillin, ia pafshin hajrin. Nuk është faji i Aleancës ashtu siç nuk ka qenë zgjedhjet e kaluara, se ky popull nuk e meriton me e qit çdo tre muaj ditë në zgjedhje”, u shpreh ai. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.