☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Von der Leyen dënon krizën në Ceuta: Kalimet e paligjshme duhet të ndalen, BE do të mbështesë Spanjën

– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka cilësuar si “të papranueshme” pamjet nga enklava spanjolle e Ceutës, ku dhjetëra mijëra emigrantë hynë brenda një dite, duke theksuar se kalime të tilla nuk mund të lejohen jashtë rregullave të Bashkimit Evropian, sipas “Financial Times”.

Ajo kërkoi ndalimin e menjëhershëm të kalimeve të rrezikshme, goditjen e rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe zbatimin e shpejtë të procedurave të kthimit të emigrantëve, në përputhje me legjislacionin evropian.

Von der Leyen njoftoi gjithashtu se ka ngarkuar komisionerin për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner, dhe komisioneren për Mesdheun, Dubravka Šuica, të mbështesin autoritetet spanjolle në menaxhimin e situatës në terren, përfshirë përmes Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, “Frontex”.

Presidentja e Komisionit Evropian, vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me Marokun, duke bërë të ditur se komisionerja Šuica është në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet marokene, për koordinimin e përgjigjes ndaj krizës.

“Jam e bindur se partneriteti ynë i ngushtë me Marokun do të ndihmojë në arritjen e rezultateve konkrete”, deklaroi Von der Leyen.

Qëndrimi i saj është në të njëjtën linjë me atë të qeverisë spanjolle, e cila ka vlerësuar bashkëpunimin e autoriteteve marokene, në përpjekjet për menaxhimin e krizës migratore në Ceuta. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.